Njoftim i Rëndësishëm: Afatet e lëshimit të dokumenteve për përdorim jashtë vendit dhe vulë apostile
2026-07-06 9:41Njoftim i Rëndësishëm: Afatet e lëshimit të dokumenteve për përdorim jashtë vendit dhe vulë apostile
Njoftim i Rëndësishëm: Afatet e lëshimit të dokumenteve për përdorim jashtë vendit dhe vulë apostile
Drejtuar studentëve dhe të diplomuarve (Alumni) të Universitetit POLIS
Universiteti POLIS njofton të gjithë studentët dhe të diplomuarit se, për shkak të pezullimit të aktivitetit të noterëve me të cilët bashkëpunon universiteti gjatë periudhës së pushimeve verore, nga data 1 deri më 19 gusht nuk do të jetë e mundur lëshimi i dokumenteve që kërkojnë vulë apostile për përdorim jashtë vendit.
Për të shmangur vonesa apo humbjen e afateve të aplikimeve, ju këshillojmë që kërkesat për këto dokumente t’i paraqisni gjatë muajit korrik ose t’i planifikoni pas datës 20 gusht, kur shërbimi do të rifillojë normalisht.
Ndërkohë, vërtetimet, listat e notave dhe dokumentet e tjera të destinuara për përdorim brenda Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë të lëshohen pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së verës.
Për çdo pyetje ose paqartësi, ju lutemi kontaktoni Sekretarinë Mësimore.
Sekretaria Mësimore
Universiteti POLIS