Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master Shkencor në Administrim Biznesi (MScAB me 120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)

Profili profesional:

Programi i studimit Master Shkencor ne Administrim Biznesi (MScAB) pranë “POLIS Business School” është dizenjuar sipas një botëkuptimi kreativ në sipërmarrje, bazuar në traditën e shkëlqyer të deritanishme të Programit MBA (Master ne Admistrim Biznesi) që Universiteti POLIS ka zhvilluar për rreth 1 dekadë si Diplomë e Përbashkët (Joint-Diploma, 90 kredite me kohe te zgjatur, 2 vite studime) me IPAG Business School, Paris, France, falë të cilit U-POLIS ngriti kapacitetet e veta në këtë fushë. Ky program tashmë është riorganizuar në bazë të ndryshimeve të legjislacionit shqiptar në një “Master Shkencor ne Administrim Biznesi” me fokus innovacionin dhe lidershipin ne sipermarrje.

Programi Master Shkencor në Administrim Biznesi ofron njohuri në fushat tradicionale te sipermarrjes dhe biznesit si: strategji e marketing, burime njerëzore, finance, etj., si dhe në profile innovative, përfshi ato të biznesit dixhital, sipërmarrjes inovative, lidershipit, auditimit financiar, ekonomisë qarkulluese dhe mjedisore, etj. MScAB ka për qëllim pajisjen e studenteve me njohuri shkencore dhe aftësi praktike të cilat shpalosen nëpërmjet pedagogjisë më të avancuar në fushen e biznesit siç është ajo e “Harvard Case Method” (përmes rasteve studimore) dhe literaturave të ndryshme te specializuara te fushes nga databazat e perditesuara shkencore, apo edhe ato me perdorim më të gjerë sic janë “World Economic Forum”, “Financial Times”, “Harvard Business Review”, etj.

Programi MScAB bashkëpunon ngushtesisht me Dhoma e Biznesit te Diaspores, si dhe me IF Innovation Factory @ Universiteti Polis, përfshi Laboratorin digjital FabLab “MakersSpace” dhe Inkubatorin e sipermarrjes inovative per studente dhe alumni “TiranaInc.” Inkubatori i sipermarrjes per te rinj eshte nje nisme e 5 universiteteve shqiptare: POLIS, Metropolitan, UT, UPT, Epoka, mbeshtetur nga EU4Innovation, GIZ, SIDA dhe Bashkia Tirane.

Mundësitë për punësim
Ndërthurja e aspekteve shkencore-aplikative me problematikat konkrete të biznesit dhe sipermarrjes ne teresi, e bën programin MScAB per studentet tane një instrument punësimi ndër-funksional (përfshirë pjesën më të madhe të departamenteve të biznesit ne kompani dhe sektorin privat) dhe ndër-sektorial (pra si në sektorin publik edhe privat). Konkretisht, të diplomuarit nga ky program mund të punësohen në departamente të ndryshme të Administratës Publike (si për shembull departamenti i prokurimeve, financës, burimeve njerëzore, marketingut, komunikimit, etj). Sa i përket sektorit privat, studentët e MScAB kanë perparësi në departamente si ato të burimeve njerëzore, ekonomiksit, marketingut, prodhimit dhe logjistikës, shitjeve, marrëdhënieve me klientin, financës dhe kontabilitetit, auditit, menaxhimit të cilësise, etj. Gjithashtu, nje opsion tjeter eshte vetëpunësimi ose biznesi familjar nëpërmjet sipërmarrjeve private dhe sociale, gje qe mbetet një opsion mjaft tërheqës në tendecat e sotme të tregut. Duke qenë se programi është Master Shkencor, ai është i përshtatshëm edhe për atë kategori studentësh që kanë pasion akademinë dhe kerkimin duke i mundesuar nje karrierë edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe kerkimor ose organizata të tjera edukuese dhe studiomre, OJF, Institute, Shoqata apo Dhuma Biznesi, etj.

PROGRAMI MESIMOR

Semestri I
  • Marketing i Avancuar (6 ECTS)
  • Finance (6 ECTS)
  • Menaxhimi i Operacioneve (6 ECTS)
  • Ekonomia Menaxheriale (6 ECTS)
  • Menaxhimi i Sipermarrjes (6 ECTS)
Semestri II
  • Menaxhim Strategjik (6 ECTS)
  • Financat e Korporates dhe Kapitali i Perbashket (6 ECTS)
  • Menaxhimi I Burimeve Njerezore (6 ECTS)
  • E Drejta Biznesi (3 ECTS)
  • Biznes Ndërkombëtar (6 ECTS)
  • Lidership (3 ECTS)
Semestri III
  • Pergjegjesia Sociale e Korporates (6 ECTS)
  • Strategji Konkurruese (6 ECTS)
  • Metoda Kerkimore (6 ECTS)
  • Analizë Biznesi (6 ECTS)
  • Teza dhe Projekt Diploma (Project Proposal) (9 ECTS)
Semestri IV
  • Biznes Dixhital (6 ECTS)
  • Auditim Financiar (6 ECTS)
  • Teza dhe Projekt Diploma (9 ECTS)
  • Internship Profesional (6 ECTS)