Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim
2023-04-25 11:57Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim
Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore (1 Vit, Me Kohë Të Plotë , 60 Kredite/ECTS)
Profili kulturor dhe profesional
Programi i Studimeve Master ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore, organizohet nga Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës me mbështetjen e Drejtorive Rajonale të trashëgimive kulturore (Gjirokastër, Berat, Korçë), dhe NGO-ve si CHwB, AHF, dhe Insituti i IMK*.
Programi ka për qëllim pajisjen e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike për të garantuar një karrierë të suksesshme ne fushën e restaurimit, konservimit dhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore në qendrat urbane dhe në zona me karakter të fortë natyror. Veçanërisht studentët do të jenë të aftë tëe analizojnë ne mënyre kritike, gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe peisazhistike si dhe të propozojnë më tej ndërhyrjet me të pështashme konform me të gjitha zhvillimet bashkëkohore në këtë fushë.
Rezultatet e programit të studimit
Në përfundim të Programit Master ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore studenti do të jenë i aftë të:
- Kuptojë, analizojë dhe vleresoje gjendjen aktuale te trashegimise dhe problematikat emergjente;
- Te hartoje nje metodologji te pershtatshme studimi dhe bashkepunimi me specialiste ne fushta te ndryshme specifike;
- Te kete aftesi drejtuese, menaxhuese dhe pergjegjshmeri ne ambientin profesional ne cdo faze te nje nderhyrjeje;
- Të përvetësojë një mënyre kritike të menduari në marrjen e vendimeve manaxheriale, dhe te kete aftesi efektive komunikuese;
- Te kete njohuri te plota ne aspektin teorik dhe praktik te fushes se restaurimit dhe te trashegimise kulturore dhe natyrore;
- Te jete i afte ne perdorimin e pasjisjeve tradicionale dhe inovative te rilevimit dhe te teknikave te ndryshme te restaurimit;
- Te kete ndjeshmeri artistike dhe njohuri inxhinierike;
- Te vleresoje dhe interpretoje trshegimine ne varesi te nevojave te tregut bashkekohore.
- Te kete aftesi kerkimore shkencore.
Veprimtaritë formuese, Kreditet
Programi i studimit i ciklit të dytë “Master Ekzekutiv” në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore përmban 12 lëndë / module, të cilët përfshijnë tezën e diplomës. Studentët përmbushin kërkesat për titullin Master Ekzekutiv” në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore në se plotësojnë 60 kredite sipas sistemit ECTS. Programi i studimit përmban veprimtaritë formuese të grupuara në disiplina si vijon:
- Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë), 4 kredite
- Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues të programit të studimit 35 kredite
- Veprimtari në disiplina të formimit me zgjedhjen e studentit ndërmjet atyre që ofrohen nga institucioni 9 kredite
- Përgatitja e tezës së diplomës 12 kredite
PROGRAMI MËSIMOR MASTER EKZEKUTIV
Semestri I
Metodat e kerkimit ne arkitekturen bashkekohore (6 kredite)
Histori Arkitekture (8 kredite)
Teoria e Restaurimit (8 kredite)
Ringjallja e Objekteve te Trashegimise (6 kredite)
Mjetet e Rilevimit dhe Dokumentimit (8 kredite)
Semestri II
Teknologjia e Restaurimit “Materiale dhe Teknika” (6 kredite)
Teknikat e Ndërhyrjeve Riparuese dhe Përforcuese (6 kredite)
Studio e Restaurimit Urban dhe Arkitektonik (12 kredite)