Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Shkencat Kompjuterike dhe Menaxhimin (ICCSM2025)
2025-03-05 18:42Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Shkencat Kompjuterike dhe Menaxhimin (ICCSM2025)
Universiteti Polis ka kënaqësinë të organizojë Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Shkencat Kompjuterike dhe Menaxhimin (ICCSM2025), e cila do të mbahet më 26-27 qershor 2025.
Konferenca do të fokusohet në temën “Touchpoints, where digital and business become human!”, duke sjellë së bashku akademikë, studiues dhe profesionistë nga fusha e teknologjisë dhe menaxhimit për të diskutuar ndërthurjen mes inovacionit dixhital dhe qasjes njerëzore në biznes.
Në këtë event do të prezantohen studime, projekte kërkimore dhe ide inovative mbi inteligjencën artificiale, transformimin dixhital, strategjitë e menaxhimit dhe ndikimin e teknologjisë në sektorë të ndryshëm të industrisë.
Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen, dorëzimin e punimeve dhe agjendën e konferencës, na ndiqni në rrjetet sociale ose vizitoni faqen tonë zyrtare.
📅 26-27 Qershor 2025
📍 Universiteti Polis
🔗https://iccsm.universitetipolis.edu.al/