FPMMU
2026-02-27 13:06FPMMU
Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban është njësia kryesore akademike që bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor. Ky fakultet fokusohet në fusha të ndërthurura si planifikimi urban, mjedisi, sipermarrja dhe qëndrueshmëria.
FPMMU përfaqëson një investim në një rrugëtim akademik që tejkalon kufijtë tradicionalë, duke u pozicionuar si pika e takimit ku qeverisja e territorit dhe studimet mjedisore shkrihen me botën dinamike të biznesit përmes “POLIS Business School”. Kjo qasje moderne dhe ndërdisiplinare siguron një lidhje të fortë me tregun global, duke mos u mjaftuar vetëm me edukimin teorik, por duke formësuar liderë të ardhshëm me aftësi ndërsektoriale, të gatshëm për të sfiduar me sukses realitetet lokale dhe ato ndërkombëtare.
Përmes metodave inovative pedagogjike dhe kërkimit shkencor më të avancuar, studentët tanë pajisen me mjetet e nevojshme për të eksploruar dhe naviguar në ekosistemin kompleks të sipërmarrjes dhe territorit. Ky proces transformues udhëhiqet nga një staf akademik i elitës botërore, ku studentët mentoronhen drejtpërdrejt nga profesorë me përvojë të jashtëzakonshme të ardhur nga institucionet më prestigjioze në glob, si Harvard Business School, Columbia University, Erasmus University Rotterdam, La Sapienza, IEDC-Bled dhe Kyushu Sangyo University, duke garantuar një edukim të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Rrjetëzim dhe Akreditim Ndërkombëtar – Diplomat tona flasin gjuhën e Europës. FPMMU është anëtar i organizatave lider si:
- Planifikim & Urbanistikë: AESOP, ENHR, ISOCARP.
- Mjedis & Peizazh: ECLA.
- Menaxhim & Biznes: CEEMAN.
Në fokusin tonë është harmonia midis zhvillimit ekonomik dhe mjedisit urban. Ne besojmë se një administrim efikas i resurseve dhe një planifikim i kujdesshëm janë çelësi për hapësira funksionale, të këndshme dhe jetëgjata.
Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim! Në FPMMU, ju nuk merrni thjesht një diplomë, por bëheni pjesë e një rrjeti profesionistësh që transformojnë botën.