Xhoi ka publikuar një studim për bizhuteritë, Nur – Histori bizhuterish ilire” në bashkëpunim me “Ministrinë e Kulturës” dhe “Muzeun Historik Kombëtar” si një studim dhe hulumtim i detajuar i buzhuterive ilire.
Një tjetër projekt me rëndësi që Xhoi Musliaka ka marr pjesë është “Accessible tourism for all”, në bashkëpunim me Urban Research Institute dhe Interrat – IPA CBC (EU). Një projekt që analizon qytetin e Beratit për ta bërë të aksesueshëm për të gjithë turistët, duke sjellë ndryshime në infrastrukturë duke e bërë më të thjeshtë interaktivitetin edhe për njerezit me aftësi ndryshe.
Vlen të përmentet puna e saj si designer në projektin “Akademia 100+ Fshatrat” në lotin 21 në zonën e Prespës dhe Korcës, një projekt që solli zhvillim në zonat rurale që nis prej 2018 dhe është ende në aplikim.
“Bed & Bunker” ka qënë një tjetër projekt i suksesshëm i realizuar nga Universiteti Polis dhe Universiteti i Mainz në Gjermani, një punë që risolli një bunker të braktisur tërësisht të ndryshuar për ta kthyer në një hapësirë pushimi për turistët.
Xhoi ka qënë pjesë e grupit restaurues në 2012 të kishës ‘Fjeta e Shën Mërisë’ në Voskopojë si dhe ka qënë pjesmarrëse si designer në disa workshope dhe konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.