Thoma Thomai
2023-03-29 21:02Thoma Thomai
Prof.
THOMA THOMAI
Departamenti:
Art dhe Dizajn
Kontakt:
thoma_thomai@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Prof. Thoma Thomai-Dhamo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura, të Arkitekturës dhe Dizajnit në Pragë, Çeki, në specialitetin Skulptor i Aplikuar. Prof. Thomai ka dhenë një kontribut të konsiderueshëm që në vitin e parë të hapjes së Universitetit POLIS duke qenë njëkohësisht pedagog i brendshem edhe Rektori i parë i këtij universiteti. Aktualisht ai kontribuon në Studion e Njohurive Plastike që zhvillohet në programin e studimit Art-Dizajn. Eshtë antar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin Polis, dhe mentoron kërkuesit shkencor dhe stafin e ri në departament.
Profesor Thomai që në vitin 1969 ka qenë themelues i ateliesë së arteve të aplikuara në
Institutin e Larte të Arteve (Universiteti i Arteve); më tej ai ka qenë shef i katedrës së arteve të aplikuara dhe po ashtu Dekani i parë i Fakultetit të Arteve të Bukura. Që nga viti 1995 ai mban titulli Profesor.
Profesor Thoma Thomai ka marrë pjesë në ekspozita kombetare dhe ndërkombëtare si Bienalja e Mesdheut në Aleksandri; Arti Bashkëkohor Shqiptar në France; Arti Shqiptar në Romë; Bienalja Euroaziatike në Akara (ku u vlerësua me çmimin special të jurisë); Ekspozitë e artistëve nga Mesdheu në Muzeun Ephebe France; I ftuar nderi në Bienalen Ndërkombetare të Kajros, etj.
Ai ka krijuar disa vepra monumentale, ndër më kryesoret Monumenti i Skenderbeut në Shkup, Maqedoni; Memoriali i Martireve “Nënokja Shqipëri” në Kërçovë, Maqedoni; Shtatorja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe ne Rio Brazil; Shtatorja e Fan Nolit në Tiranë, e shumë të tjera.