Tamara Luarasi

Prof. Dr.

Tamara Luarasi

PROFILI AKADEMIK

Eksperienca ime në Shkencat Kompjuterika fillon që nga viti 1984, kur u krijua Instituti I Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA) ku punova për 13 vjet si analist-programiste. Më parë kam punuar si pedagoge në Universitetin e Lartë Bujqësor (1976-1984) ku jepja disa lëndë të Matematikës.  Kam mbaruar studimet në Matematikë, Bachelor dhe Master në vitin 1976 dhe në 1986 kam mbrojtur PhD në Matematikën e Aplikuar dhe Shkencat Kompjuterike. Kam titullin akademik ‘Professor’ që nga viti 2016. Kam punuar ne industry dhe kam dhënë mësim në disa Universitete në Shqipëri dhe SHBA. Aktualisht jap mësim në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Polis në  Tiranë. Pas vitit 2000 kam dhënë mësim në Boston, Institutin e Teknologjisë Wentworth, Institutin Benjamin Franklin, Universitetin Northeastern, Kolegjin Cambridge (nga 2002 në 2010), në Universitetin Europian të Tiranës nga 2010 në 2014, dhe në Universitetin SacredHeart, Kolegjin Gateway dhe Universitetin e New Haven në Connecticut nga 2014-2019.

PUBLIKIMET E FUNDIT

“Some important aspects of the application design and implementation process”
Author(s): T.Luarasi, A.Thomo
Bulletin of Natural Sciences Nr. 10 page 19-36 2010

“Some modern technologies for the Web Application implementation”
Author: Tamara Luarasi
ECONOMICUS Nr.7 Fall 2011 page 209-224

“Android Applications helping the teaching and learning process”
Author: Tamara Luarasi
Bulletin of Natural Sciences Nr. 13, 2012 page 227-238

“Cloud Based Communication in B2B Model”
Authors: Tamara Luarasi; Andi Domi; Tomi Thomo; Agim Kasaj; Erjon Baboci
Publisher: IEEE 2014

“Animations and Unity In Different Fields”
Authors: Tamara Luarasi, Prof. Robert McCloud
Procceedings Book: FIRST SCIENTIFIC CONFERENCE on: “INNOVATION, MATHEMATICS AND INFORMATION TECHNOLOGY” 1 st ISC – IMIT 2019

A Methodology of Traffic Simulation, a Preliminary Work for VANET Technology
Authors: Tamara Luarasi, Albina Tocilla, 2023

Vehicle Speed and Acceleration Control in a VANET simulation (Four legs intersection case study Authors: Albina Tocilla, Tamara Luarasi, , 2024