Marsela Plyku
2024-11-08 10:35Marsela Plyku
kDr.
MARSELA PLYKU DEMAJ
Departamenti:
Kërkim Shkencor
Kontakt:
marsela_demaj@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Marsela Plyku DEMAJ është planifikuese urbane me fokus në urban dizajn dhe eksperte në fushën e konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore materiale. Që prej 2022, ajo është pjesë e stafit akademik të Universitetit Polis dhe njëkohësisht kandidate për studimet doktorale në arkitekturë dhe planifikim urban ofruar nga U_Polis dhe Universiteti i Ferrarës. Pranë Fakultetit për Kërkim dhe Zhvillim, ajo gjithashtu asiston në Koordinimin e Programit Master Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore.
Gjatë përvojës mbi 18-vjeçare ajo ka qenë autore / bashkautore e projekteve konservuese / restauruese, si dhe është angazhuar në konceptimin dhe zbatimin disa Atelieve Restaurimi nën koordinimin e UNESCO-s. Si pjesë e grupeve teknike, ajo ka kontribut në përgatitjen e dosjeve dhe planeve të menaxhimit për shpalljen “Pasuri Botërore” të Qendrave Historike të Beratit dhe Gjirokastrës (2008), si dhe të “Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të liqenit të Ohrit” (2015-2019). Gjatë 2014-2019, ajo ka qenë anëtare e Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës (sot IKTK), dhe aktualisht është anëtare e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale si dhe anëtare e Redaksisë të revistës shkencore “Monumentet”.
Fushat kërkimore përfshijnë hulumtimin mbi zonat mbrojtëse të trashëgimisë kulturore dhe qasjet projektuale në to sidomos në kontekstet urbane pranë pasurive kulturore, planet e menaxhimit si dhe vlerësimet e ndikimit të projekteve zhvillimore në sitet e trashëgimisë kulturore (heritage impact assessments). Ajo ka interes të veçantë në qasjen ndërdisiplinore që përfshin planifikimin urban, trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qendrueshëm dhe komunitetin.
PUBLIKIMET E FUNDIT
Plyku Demaj, M., Buka I., (2024) “Revisiting Durrës, a critical analysis on the existence of the historic centre of Durrës”, DOI: 10.37199/c41000704”, in International Conference on Tirana Planning Week, Polis University, Korrik, 2024
Plyku Demaj M., Mitrojorgji J., Gjata K., (2024) “Beyond the walls – The impact of urban sprawl on the fortification in Albania”; FORTMED2024 – Defensive Architecture of the Mediterranean at: Univesiteti Politeknik i Tiranës, Volume: XVI of the PROCEEDINGS of the International Conference on Fortifications of the Mediterranean Coast FORTMED 2024, DOI: 10.4995/FORTMED2024.2024.17946, ISBN: 978-84-1396-243-6 (two-volume collection)
Plyku Demaj, M., Luarasi, S.,Nika, B., (2023) “Relationship between heritage buildings and their urban unit, Reinterpreting the role of the context in the face of rapid urban transformations, Case of Tirana”, 5th ICAUD – Epoka University, 16-17 Nëntor 2023
Marjanaku, H., Plyku Demaj, M., Kumaraku, L., (2024) “Exploring the balance between common and private spaces – a case study from Tirana”, in international conference on issues of housing, planning and resilient development of the territory towards Euro-Mediterranean Perspectives, DOI: 10.37199/c41000109
Buka, I., Plyku Demaj, M., Kumaraku, L., “Exploring the Dialectic between permanence and Change – the case of Epidamn Boulevard in Durrës”, in International Conference on issues of Housing, Planning and Resilient Development of the Territory towards Euro-Mediterranean Perspectives, DOI: 10.37199/c41000108
Kora, S., Plyku Demaj, M., (2024) “Deklarata e Amsterdamit: miratuar në Kongresin për Trashëgiminë Arkitekturore Evropiane në Amsterdam, 21 – 25 tetor 1975. Bashkëautor i përkthimit në shqip, In: Trashëgimia kulturore në fokus: botimi i teksteve burimore mbi praktikat e ruajtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore në gjuhën shqipe. Cultural Heritage without Borders Albania; ICOMOS Albania, pp. 34-40. ISBN: 9789928801081, URI: https://openarchive.icomos.org/id/eprint/32
Ndihma e parë ndaj Trashëgimisë Kulturore në kohë krizash – Udhëzues dhe Paketa e Mjeteve, (2023) Bashkëautor i përkthimit në shqip, Titulli i Origjinalit: Tandon Aparna (red), First Aid to Cultural Heritage in Times of Crisis – Handbook and Toolkit (ICCROM 2018), ISBN 9789928801074