Llazar Kumaraku

Doktor Shkencash në Arkitekturë

LLAZAR KUMARAKU

Departamenti: 
Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Manaxhimit Urban
Kontakt: 
llazar_kumaraku@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Llazar Kumaraku është arkitekt dhe Planifikues Urban. Ai ka përfunduar studimet Master Shkencor dhe ato te doktoraturës në Universitetin Sapienza në Romë. Teza e doktoratures ka ne fokus elementet kompozicionale të hapësirës urbane në qytetet e ndërtuara ex-novo në Lacio midis dy luftërave botërore.
Prej vitit 2015 është pjesë e Universitetit POLIS duke bashkëpunuar në lëndët Planifikim Urban dhe Dizain Urban. Ka asistuar dhe më pas ka drejtuar kursin e Laboratorit Urban në Masterin Profesional në Planifikim Territori dhe GIS. Duke filluar nga tetori 2023 është Dekan i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin POLIS. Llazar Kumaraku ka qene visiting profesor në TU Graz nga tetori 2019 deri në mars 2020. Ai gjithashtu ka qene visiting profesor në Universitetin e Molise në Itali dhe U-Minho Portugali.
Llazar Kumaraku ka botuar për revista kombëtare dhe ndërkombëtare si (H)ortus-Sapienza në Itali, Athens Journal of Architecture ne Greqi, Forum AP dhe Polis Press në Shqipëri dhe U-Minho në Portugali. Në vitin 2019 botoi përkthimin nga italishtja në shqip të librit të Franco Purinit “Comporre l’Architettura”

PUBLIKIMET E FUNDIT

KUMARAKU L. (2023) Spatial Proposals for The Post Pandemic City. Panacea Planning and Architecture for The Third Millenium Settlement. The Case of Lezha Region. In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol.  7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. DOI: 10.37199/o41008117

KUMARAKU L. ISTREFAJ M. (2023) Innovative housing models that reflect the needs of contemporary society. (Post-pandemic context) In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol.  7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. DOI: 10.37199/o41008204

KUMARAKU L. PULA D. (2023) Identity of Architecture: The Case of the National Library of Kosovo. Athens Journal of Architecture. 9 (3) July. Pages 281-298. DOI: 10.30958/aja_v9i3.

KUMARAKU L. ISTREFAJ M. (2023) Housing Solutions for The Post-Pandemic City: The Case Of Lezha (Albania). Proceedings of DARCH 2023 April – 4th International Conference On Architecture & Design, 17-18 April 2023. ISBN: 978-605-72065-1-0. DOI: https://doi.org/10.46529/darch.2023apr06

KUMARAKU L. (2021), Innovative Urban Design Strategies for a Traditional City. The Case of Gjirokastra. In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol.  7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. ISBN: 978-9928-347-04-6. pp 252-262.