Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
2024-11-08 9:44Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU)
The best way to predict the future is to create it.
Peter Drucker
Mirëseardhjeje nga Dekani
Të nderuar kolegë, studentë dhe miq të Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMMU),
Me kënaqësi ju mirëpresim në këtë fakultet, ku angazhohemi për të krijuar një të ardhme më të mirë, me fokus në cilësinë e hapësirës territoriale dhe cilësinë e jetës. Rritja e cilësisë së jetës në mjediset urbane paraqet një sfidë komplekse që kërkon një qasje të integruar, duke përfshirë planifikimin e kujdesshëm të territorit, menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve dhe një administrim efikas të pasurive.
Ne besojmë se ekziston një lidhje e ngushtë midis cilësisë së mjedisit urban dhe zhvillimit ekonomik, i cili është thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët. Prandaj, FPMMU, si një fakultet ndërdisiplinor, synon të përgatisë profesionistë të gatshëm për tregun lokal dhe global, duke integruar njohuri nga qeverisja e territorit, studimet mjedisore, menaxhimin dhe shkollën e biznesit “POLIS Business School” (PBS).
Territori, mjedisi dhe sipërmarrja përbëjnë një ekosistem mijëravjeçar, i cili eksplorohet dhe aplikohet në FPMMU me metodat pedagogjike dhe shkencore më inovative. Ne zhvillojmë strategji që promovojnë një administrim të suksesshëm të bizneseve, duke kontribuar në krijimin e hapësirave që janë funksionale, të këndshme dhe të qëndrueshme. Besojmë se, përmes menaxhimit të duhur, mund të arrijmë një harmoni mes zhvillimit urban dhe nevojave të komunitetit, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetës.
Fakulteti ynë është anëtar i Shkollave Europiane të Planifikimit si AESOP, ENHR, ISOCARP, dhe të Mjedisit dhe Peizazhit si ECLA, si dhe të Sipërmarrjes dhe Menaxhimit si CEEMAN. Programet e studimit kanë treguar qëndrueshmëri të lartë, duke kaluar faza të rëndësishme akreditimi dhe anëtarësimi ndërkombëtar, duke i paraprirë dinamikave të tregut të punës.
Profesorët tanë vijnë nga institucione prestigjioze si IHS / Erasmus University Rotterdam, Universiteti La Sapienza, Columbia University, Harvard Business School, Universiteti i Montpellier, IEDC-Bled School of Management, Kyushu Sangyo University, Universiteti i Tiranës, Universiteti POLIS, Universiteti i Ferrara, etj. Ata gjithashtu kanë përvojë të gjerë me institucione publike dhe private, si dhe në kompani lokale dhe globale.
FPMMU krenohet me lidhjet e forta me praktikën, duke përshtatur zhvillimin e aftësive me nevojat e tregut. Mësimdhënia jonë karakterizohet nga një angazhim i ngushtë me studentët dhe nga risi të vazhdueshme në programet dhe metodat pedagogjike. Studentët tanë zhvillojnë aftësi studimore dhe kërkimore përmes bashkëpunimit me pedagogët dhe profesionistët e fushës. Aftësitë e tyre për të zgjidhur çështjet e territorit, mjedisit, vendbanimit dhe menaxhimit të pasurive tejkalojnë kufirin kombëtar dhe i përballin me sfidat ndërkombëtare, falë formimit të tyre ndërkombëtar, ndërdisiplinor dhe ndërsektorial.
Faleminderit për angazhimin dhe kontributin tuaj në këtë rrugëtim. Le të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritur dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Me respekt,
Llazar Kumaraku
Dekani i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
Departamenti Planifikim dhe Menaxhim
Departamenti Mjedis
OMB/UNECE - Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë
THESIS COLLECTION BOOK
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2011-2014 Thesis collecion book
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2015-2016 Thesis collecion book
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2017-2019 Thesis collecion book
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2019-2020 Thesis collecion book
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2020-2021 Thesis collecion book
- Faculty of Planning, Environment and Urban Management – 2021-2022 Thesis collecion book
PROFESOR TË JASHTËM/TË FTUAR
Shkolla e Planifikimit:
- Dr. John Driscoll, GSD Harvard, USA
- Prof. Sibylla Zech, TU-Vienna Austria
- Dr. Claudio Acioly, UN Habitat, Brasil
- Dr. Helmnut Koch, Tu, Vienna Austria
- Prof. Maros Finka, TU Bratislava, Slovakia
- Prof. Tomas Dillinger, TU Vienna, Austria
- Dr. Fereniki Vatavali, NTUA Greece
- Dr. Petra Hirschler, TU Vienna Austria
- Dr. Geli Saltzman, TU Vienna Austria
Shkolla e Biznesit:
- Dr. Chris Hall
- Sirous Kavehercy
- Dr. Peter Nietied
- Kambiz Pedram
- Pierre Chaix
- Joachim Timlon
- Samuel Cranston
- Emmanuel Cranston
Shkolla e Mjedisit:
Shkolla e Inxhinierisë së Ndërtimit:
- Prof. Andrew Charleson, Wellington School of Architecture , New Zealand
- Prof. Donato Abruzzese, Tor Vergata University, Italy
- Prof. Achintya Haldar, Civil Engineering Building, Tucson Arizona, USA
- Prof. Eurico Seabra , Minho University, Portugal
- Prof. Svetlana Brzev, British Columbia ,Canada
- Prof. Ryo Matsumaru, Tokio Japoni