Doriana Musaj
2024-11-08 8:52Doriana Musaj
DR.
DORIANA MUSAJ
Departamenti:
Planifikim & Menaxhim
Kontakt:
doriana_musaj@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Doriana Musaj është arkitekte dhe Planifikuese Urban. Ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik I Tiranës duke u diplomuar Msc në Urbanistikë, në vitin 2008. Më tej ka ndjekur masterin “Landscape dhe Urban Design”, 2011-2013, pranë Universitetit Polis, me një diplomë joint me IHS- Institute for Housing and Urban Development Studies, Erasmus. Teza e masterit, fokuset në hulumtimin e fenomenit të urbanizimit të zonës bregdetare me rastin studimor të gjirit të Durrës, zona e Golemit, me një qasje shqyrtimin e mbivendosjeve institucionale dhe ligjore që kanë gjeneruar dhe stimuluar këtë fenomen.
Si përmbyllje të ciklit të tretë të studimeve, ajo u doktorua në vitin 2023, me një diplomë dyfishe të Universitetit Polis, Tiranë dhe atë Ferrarës, Itali. Teza e doktoraturës, fokusohet në interesat dhe konfliktet që gjenerohen nga vendimarrja në hapësirën publike të qytetit, duke hetuar shtresat urbane të trashëguara dhe ku janë përdorur si lente hulumtimi teoritë e urban commons– të përbashkëtave urbane.
Prej vitit 2019, është pjesë e Universitetit Polis, duke bashkëpunuar në lëndët e Planifikimit Urban, Rigjenerimit Urban, Trashëgimisë Kulturore dhe Urbanistikës teknike. Duke nisur nga shtatori i vitit 2022, është zv.Dekan i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin POLIS.
Më herët, përgjatë 2010-2018, ajo ka qenë staf i ftuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjithashtu, ka qenë pedagog i ftuar në Bauhaus-Universität Weimar në serinë e leksioneve “Hapësirat e teatrit: Nga Buenos Aires nëpërmjet Stambollit në Weimar dhe Jena“. Ajo ka marrë pjesë në organizim workshopesh, aktivitetesh akademike si seri leksionesh të hapura, debatesh, organizime konferencash shkencore. Një aspekt i rëndësishëm i kontributit të saj në shoqëri, kanë qenë edhe pjesëmarrja aktive në referime, prezantime dhe aktivitete publike. Pjesë aktive e karrierës akademike të saj kanë qenë edhe pjesëmarrja në projekte kërkimore dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me çështjet e lidhura me planifikimin dhe qytetit, sfidat dhe mundësitë e komuniteteve si edhe vlerat urban edhe kulturore të habitateve njerëzore.
PUBLIKIMET E FUNDIT
Musaj D. (2023) “Declustering’ decision-making on cultural Heritage Tirana’s historic centre during urban development” Botime OMB series, Proccedings Papers. Polis Press. DOI: 10.37199/c41000107
Musaj D. (2023) “Challenges of public realm in urban public space” Confronting interests in the process of urban development. The case of Albania. Supervisor Prof.Dr.Besnik Aliaj
Musaj D. (2021) Placemaking Gjirokastra. Our public space is commons realm. The Case of Gjirokastra. In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol. 7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. ISBN: 978-9928-347-04-6. pp 252-262.
Massarente, A., Musaj D. (2021) “Urban common values; The case of National Theater of Albania” in Magazine AREA Nr / 174 Janar-Shkurt 2021: ISBN 0394-0055
Pllumbi, D., Musaj D. (2021) KONFERENCA VJETORE AAC 2021, 10-13 Shkurt 2021 “Affective and Generative Dimensions in Covid 19 Activism” with the submitted abstract “Material resistance in times of Covid-19. The story of the erasure of National Theater in Tirana, Albania.” DOI: 10.13140/RG.2.2.23514.67521
Musaj, D. (2021) Abstrakt i punimeve të konferencës, i prezantuar në International Conference Tirana, TDW-Tirana Design Week 2021 “Grass-roots resistance for tangible heritage. The case of Tirana. Post-disaster democracy and ethics in the city”
Musaj, D. (2020) Abstrakt i punimeve të konferencës, Konferenca e 9-të Ndërkombëtare Vjetore e UBT-së, 29-30 Tetor 2020 Urban layers and historical footprints as a Cultural adequate housing right. Case study National Theater and Urban Villas of Tirana, Albania”; ISBN 978-9951-437-96-7