APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Biblo_POLIS

Biblo_POLIS

Mirë se vini në faqen e Bibliotekës Universitare U_POLIS.
Nëse jeni student, anëtar i stafit, apo vizitor, shpresojmë që ju të gjeni shërbimet dhe burimet që ju nevojiten për t’ju ndihmuar në kërkimet dhe studimet tuaja.

Biblio_POLIS e nisi rrugëtimin e saj me hapjen e universitetit në vitin 2006, në bazë të trashëgimisë së bibliotekës në organizatën origjinë të Institutit Co-PLAN. Përpjekjet tona të vazhdueshme synojnë, të krijojnë një standard të ri për bibliotekat dhe krijimin e hapësirave për studim e kërkim shkencor. Ne po bëjmë një investim të madh në përmbajtjen digjitale dhe në shërbime, duke u përpjekur që ta shpërndajmë gjithnjë e më shumë bibliotekën tonë te studentët dhe stafi, 24 orë në ditë, kudo ku janë.

Biblio_POLIS e çon më tej misionin e universitetit për të edukuar qytetarë të angazhuar dhe të realizuar nëpërmjet shërbimeve tona dinamike dhe koleksioneve me vlerë.  Stafi ynë është i fokusuar në krijimin dhe kultivimin e mjediseve fizike dhe virtuale për hulumtime të hapura dhe përsosmëri akademike. Misioni i saj është të shërbejë si qëndër informacioni për përdoruesit e saj (studentët, pedagogë, studiues kërkimorë-shkencorë të këtyre fushave, etj.), ku ofrohen mundësi për njohuri të reja dhe marrjen e tyre në mënyrë sa më efektive. Kjo gjë është arritur nëpërmjet futjes së teknologjisë së re, shërbimeve të kompjuterizuara, duke e kthyer këtë bibliotekë me shërbime dhe fizionomi tradicionale në një bibliotekë moderne e bashkëkohore.

Biblio_POLIS përfshin libra dhe materiale të printuara dhe elektronike, të cilët i përkasin disiplinave të ndryshme, por kryesisht degëve të Planifikimit Urban, Shkencave Kompjuterike, Art-Dizajnit, Arkitekturës, Studimeve Mjedisore, Shkencave Sociale, Inxhinieri Ndërtimi, Administrim Biznesi, Lidership dhe Sipërmarrje, etj. Këto materiale bashkëkohore përfshijnë tekste të rëndësishme të shkruara në gjuhët primare të folura e të kuptuara në Shqipëri: Shqip, Anglisht, Italisht. Ato përditësohen nëpërmjet blerjeve të vazhdueshme që U_POLIS realizon nëpërmjet librarive të ndryshme kombëtare, ndërkombëtare dhe online.

Biblio_POLIS është e abonuar në revista prestigjioze si L’ArcaDomusBeaux ArtsComputer ArtsDetailRegional Studies, ejt., si dhe versionet online të partnerëve tanë, Financat Publike VendoreCulturetheque, etj. 

Krahas ambienteve fizike të Biblo_POLIS, ku ju mund të gjeni mbi 10,000 tituj librash në format fizik, tashmë keni mundësinë të aksesoni dy nga libraritë më të larmishme ONLINE në nivel ndërkombëtar, sikurse është JSTOR. Secili anëtar i komunitetit POLIS, mund të përdor këto thesare për të thelluar njohuritë dhe dijet në fushat e interesit. Ju mund të aksesoni këtë bibliotekë online duke klikuar mbi link-un e më poshtëm:        

Përdorimi i tij është shumë i lehtë dhe tepër komod. Mos nguroni ta përdorni sa më shumë, në këtë mënyrë do të kuptoni vlerën dhe larminë e shërbimit që ato ofrojnë.

“POLIS Book Club” dhe “Panairi i Librit @ POLIS”

Biblio_POLIS organizon prej disa vitesh me sukses aktivitetet e “Klubit të Miqve të Librit” dhe fushatën “Dhuro një Libër @ POLIS” ku ka angazhim nga studentët dhe stafi.

Për të shfletuar katalogun e bibliotekës kliko këtu.

Për më shumë informacione, kontaktoni: [email protected]