Alumni – Histori Suksesi
2026-03-02 15:58Alumni – Histori Suksesi
Enxhi Cerpia
Enxhi Cerpia është profesioniste marketingu me mbi 10 vite eksperiencë, aktualisht Marketing Executive për Alumil Albania, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e diplomuar në Art & Design dhe MBA në Polis University, e fokusuar në ndërtimin strategjik të brand-eve dhe zhvillimin e marketingut rajonal.
Belma Ajazi
Belma Ajazi është e diplomuar në Informatikë Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me eksperiencë në korporata dhe startup-e në menaxhim projektesh, automatizim procesesh dhe partneritete strategjike (përfshirë projekte me Apple, Enel, PwC dhe EY), dhe aktualisht Drejtoreshë e Operacioneve pranë Advocacy Architects, ndërsa ka përfunduar edhe MBA në Polis vitin e kaluar.
Marinela Elezi
Marinela është Inxhiniere Gjeoinformatike me mbi 7 vite përvojë në projekte infrastrukturore dhe përpunim të avancuar të të dhënave gjeohapësinore, aktualisht GIS Engineer dhe Cloud Solution Specialist në Norvegji pranë WIESO AS, ku zhvillon zgjidhje Digital Twin dhe modele 2D/3D për projekte hekurudhore, duke theksuar rëndësinë e aftësive teknike reale, projekteve konkrete dhe standardeve të larta profesionale.
Kristiana Ilia
E diplomuar me Master Shkencor 5-vjeçar në Planifikim dhe Menaxhim Urban pranë Polis dhe Master Profesional në GIS & Planifikim Hapësinor, aktualisht e angazhuar në fushën e turizmit dhe hotelerisë si edhe në projekte private arkitekture, ajo thekson rëndësinë e zgjedhjes së një drejtimi studimi që përputhet me pasionin dhe ndërtimin e një formimi të plotë e të integruar profesional.
Abas Kasa
Abas Kasa është profesionist në fushën e GIS dhe planifikimit hapësinor, aktualisht në rol drejtues pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, alumni i Universitetit POLIS me Master në “Spatial Planning & GIS”, i cili inkurajon studentët të jenë kuriozë dhe të angazhohen herët në projekte konkrete për të kuptuar rolin e GIS në planifikim dhe vendimmarrje.
Ramis Xhurxhi
Ramis Xhurxhi, alumni i Universitetit POLIS në BSc “Studime Mjedisore” dhe MSc “Menaxhim Mjedisor Urban”, me eksperiencë pranë Co-PLAN dhe Albanian Ornithological Society (AOS), aktualisht drejton Sektorin e Lejeve Mjedisore dhe VNM-ve në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, duke inkurajuar të rinjtë të zgjedhin studimet në mjedis si një profesion me mundësi të gjera punësimi dhe si një mision për zhvillim të qëndrueshëm.
Kristi Bashmili
Kristi Bashmili, alumni i Mjedisit në Universitetin POLIS dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të POLIS Alumni, është studiues i mjedisit dhe klimës me mbi 9 vite përvojë, themelues dhe drejtues i Habitat ELC, me angazhim në mbrojtjen e biodiversitetit, vlerësime të ndikimit në mjedis e klimë dhe forcimin e qeverisjes mjedisore, duke kombinuar shkencën, advokimin dhe artin për rritjen e ndërgjegjësimit.
Greta Shehu
Greta Shehu, e diplomuar në Bachelor në Studime Mjedisore dhe Master në Menaxhim Urban dhe Mjedisor në Universitetin Polis, aktualisht punon si Eksperte Junior në Mjedis dhe GIS pranë Co-PLAN, ku kontribuon në analiza mjedisore dhe projekte zhvillimi urban, duke e konsideruar formimin në Polis si themelor në ndërtimin e aftësive të saj profesionale dhe teknike për t’iu përgjigjur sfidave reale urbane dhe mjedisore.
Iva Tavanxhiu
Iva Tavanxhiu është profesioniste me tetë vite përvojë në planifikim urban dhe menaxhim projektesh, me kontribut në Bashkinë e Tiranës dhe aktualisht Project Manager në Innovation Hub në Tiranë, e diplomuar me Master në Project Management nga Universiteti i Sussex (UK) dhe Master në Planifikim dhe Menaxhim Urban nga Universiteti Polis, duke theksuar rëndësinë e kombinimit të njohurive teknike me komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësinë për t’i kthyer idetë në ndikim real.
Nensi Musaj
Nensi Musaj është planifikuese urbane e fokusuar në lëvizshmëri të qëndrueshme dhe infrastrukturë transporti, me përvojë në projekte të transportit urban dhe iniciativa hekurudhore në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, duke inkurajuar studentët të qëndrojnë kuriozë dhe të besojnë në fuqinë e ideve të tyre për të formësuar qytete më të mira.
Paola Zhamo
Paola Zhamo, e diplomuar në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Universitetin POLIS, me eksperiencë pranë Co-PLAN dhe bursiste e programit Erasmus Mundus në “Klima Urbane dhe Qëndrueshmëria”, aktualisht kontribuon në GIZ në programin ALBAdapt për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar studentët të vendosin mjedisin në qendër të planifikimit për qytete më të qëndrueshme dhe rezistente.