Alumni
2023-03-28 22:01Alumni
Shoqata e Ish-Studentёve (e studentëve te diplomuar, ose ALUMNI, siç njihen në nivel ndërkombëtar), së bashku me Senatin Studentor, garantojnё njё organizim dhe ndёrveprim afat-gjatë shumё tё mirё, midis komunitetit (ish-)studentor, administratës, stafit akademik dhe vetë universitetit, duke trajtuar mjaft çeshtje, qё kanё tё bёjnё me cilёsinё e proçesit mёsimor, infrastrukturёn, stafin, kurrikulat, jetёn sociale, kulturore dhe sportive, edukimin e jetës pas shkollës, dhe suksesin/integrimin e të diplomuarve ne tregun e punës/profesional vendas dhe ndërkombëtar. APLIKO KËTU
Studentët nderkohë janë mjaft aktivë edhe në jetën publike të vendit, në “social media”, hapin ekspozita, dizenjojnë e promovojnë imazhin dhe cilësine e Universitetit, apo ndihmojnë më në detaj marketimin indirekt, mundësitë e punësimeve në network, publikimet e POLIS_Press, apo markën “I LOVE POLIS” ne tërësi.
Shoqata e ish-studentёve_ALUMNI, pёrbehet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv qe ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS, dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve te saj, Shoqata ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri-tjetrit në komunitet por edhe më gjerë në publik. Këto janë më se të nevojshme për vetë studentët pas proçesit të diplomimit, dhe sidomos ne përballjen me tregun e punës.
Organet drejtuese të Shoqatës janë: Asamsambleja e Përgjithshme, Bordi Ekzekutiv dhe Kryetari. Asambleja përbëhet nga gjithë anëtarët aktivë.
Bordi Ekzekutiv përbëhet nga:
Malvina Istrefaj | Kryetar (Përgjegjëse edhe për ZMSKK – Zyra për Mbështetjen e Studentëve dhe Këshillimin e Karrierës) – Ish studentë në Arkitekturë + Master Profesional + PhD |
Silvi Jano | Anëtar, ish-student në Planifikim Urban + Master Shkencor |
Kristi Bashmili | Anëtar, Ish-student në Mjedis + Master Profesional |
Enisa Reka | Anëtar, Ish-student në Inxhinieri Ndërtimi + Master thelluar |
Aldo Hako | Anëtar, Ish-student ne Art-Dizajn / ish-drejtues i Senatit Studentor |
Gjergji Dushniku | Anëtar, ish-student në Arkitekturë + Master Shkencor, (punon në Gjermani) |
Pren Domgjoni | Anëtar, Ish-student në Master Profesional nga Kosova (punon si ekspert ndërkombëtar) |
Vjollca Zani | Anëtar, Ish-student në Shkollën Profesionale |
Erida Curraj | Anëtar, Ish-student në Programin PhD |
Endrit Marku | Anëtar, Ish-student në Programit PhD (dhe përfaqesues i AUA –Unioni i Arkitekteve, Urbanistëve, dhe Planifikuesve Urbanë të Shqipërisë) |
Antarët e shoqatës ALUMNI kanë të drejtë:
- Të marrin pjesë aktive në jetën sociale dhe aktivitetet e Shoqates ALUMNI, si dhe të U_POLIS, AUA, Metro_POLIS, Co_PLAN, dhe rrjetit të partnereve të POLIS, etj.
- Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës permes konkurimit
- Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata ALUMNI, dhe rrjetit të POLIS.
- Tё përfitojnë bursa studimi dhe thellimi profesional nga ky rrjet
- Të ekspozojnë punët e tyre në mjediset, konferencat dhe aktivitetet e POLIS, ne Galerine-MAD dhe asetet e tjera infrastrukturore të Universitetit POLIS
- Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, Metro_POLIS, Co-PLAN sipas nevojave, dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes/konkurimit nga U_POLIS, Co-PLAN dhe Metro_POLIS.
- Të përfitojnë botime/revista të Universitetit POLIS si dhe pjesmarrje në aktivitetet apo kualifikime të metejshme me cmim të subvencionuar/reduktuar.
- Te informohet nga ZMSKK dhe POLIS për mundësite dhe panairet e ndryshme të punësimit apo kualifikimet të metejshme, që vijnë nga kompani dhe institucione te tjera në vend dhe jashtë.
Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën bazë te anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.
Shoqata Alumni ka Statutin e vet dhe komunikon me anëtarët përmes sistemit database të e-mail/tel të deklaruar nga çdo anëtar, si dhe përmes mediave sociale FB/Insta dhe Newsletter të POLIS.