APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master Shkencor në Administrim Biznesi (MScAB me 120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)

Profili profesional:

Programi i studimit Master Shkencor ne Administrim Biznesi (MScAB) pranë “POLIS Business School” është dizenjuar sipas një botëkuptimi kreativ në sipërmarrje, bazuar në traditën e shkëlqyer të deritanishme të Programit MBA (Master ne Admistrim Biznesi) që Universiteti POLIS ka zhvilluar për rreth 1 dekadë si Diplomë e Përbashkët (Joint-Diploma, 90 kredite me kohe te zgjatur, 2 vite studime) me IPAG Business School, Paris, France, falë të cilit U-POLIS ngriti kapacitetet e veta në këtë fushë. Ky program tashmë është riorganizuar në bazë të ndryshimeve të legjislacionit shqiptar në një “Master Shkencor ne Administrim Biznesi” me fokus innovacionin dhe lidershipin ne sipermarrje.

Programi Master Shkencor në Administrim Biznesi ofron njohuri në fushat tradicionale te sipermarrjes dhe biznesit si: strategji e marketing, burime njerëzore, finance, etj., si dhe në profile innovative, përfshi ato të biznesit dixhital, sipërmarrjes inovative, lidershipit, auditimit financiar, ekonomisë qarkulluese dhe mjedisore, etj. MScAB ka për qëllim pajisjen e studenteve me njohuri shkencore dhe aftësi praktike të cilat shpalosen nëpërmjet pedagogjisë më të avancuar në fushen e biznesit siç është ajo e “Harvard Case Method” (përmes rasteve studimore) dhe literaturave të ndryshme te specializuara te fushes nga databazat e perditesuara shkencore, apo edhe ato me perdorim më të gjerë sic janë “World Economic Forum”, “Financial Times”, “Harvard Business Review”, etj.

Programi MScAB bashkëpunon ngushtesisht me Dhoma e Biznesit te Diaspores, si dhe me IF Innovation Factory @ Universiteti Polis, përfshi Laboratorin digjital FabLab “MakersSpace” dhe Inkubatorin e sipermarrjes inovative per studente dhe alumni “TiranaInc.” Inkubatori i sipermarrjes per te rinj eshte nje nisme e 5 universiteteve shqiptare: POLIS, Metropolitan, UT, UPT, Epoka, mbeshtetur nga EU4Innovation, GIZ, SIDA dhe Bashkia Tirane.

Mundësitë për punësim
Ndërthurja e aspekteve shkencore-aplikative me problematikat konkrete të biznesit dhe sipermarrjes ne teresi, e bën programin MScAB per studentet tane një instrument punësimi ndër-funksional (përfshirë pjesën më të madhe të departamenteve të biznesit ne kompani dhe sektorin privat) dhe ndër-sektorial (pra si në sektorin publik edhe privat). Konkretisht, të diplomuarit nga ky program mund të punësohen në departamente të ndryshme të Administratës Publike (si për shembull departamenti i prokurimeve, financës, burimeve njerëzore, marketingut, komunikimit, etj). Sa i përket sektorit privat, studentët e MScAB kanë perparësi në departamente si ato të burimeve njerëzore, ekonomiksit, marketingut, prodhimit dhe logjistikës, shitjeve, marrëdhënieve me klientin, financës dhe kontabilitetit, auditit, menaxhimit të cilësise, etj. Gjithashtu, nje opsion tjeter eshte vetëpunësimi ose biznesi familjar nëpërmjet sipërmarrjeve private dhe sociale, gje qe mbetet një opsion mjaft tërheqës në tendecat e sotme të tregut. Duke qenë se programi është Master Shkencor, ai është i përshtatshëm edhe për atë kategori studentësh që kanë pasion akademinë dhe kerkimin duke i mundesuar nje karrierë edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe kerkimor ose organizata të tjera edukuese dhe studiomre, OJF, Institute, Shoqata apo Dhuma Biznesi, etj.

PROGRAMI MESIMOR

Semestri I
Marketing i AvancuarObjektivat: Studentët njihen me koncepte, analiza, dhe aktivitetete të cilat përbëjnë menaxhimin në marketing; Kuptojnë procesin e marketingut nga hulumtimi tregut deri në vendimarrjen rreth produktit, shpërdarjes, promovimit dhe cmimit të cilat së bashku përbëjnë Marketingun Miks; Kuptojnë si zhvillohet nje analizë rigoroze kompanie, konsumatori, konkurrenti, bashkëpunëtorësh në kontekstin e përgjithshëm të biznesit; Kuptojnë procesin e krijimit, komunikimit dhe shpërndarjes së vlerave të konsumatorit nëpërmjet marketimit miks.Fjalë Kyçe: Marketim miks / Nevoja të klientit / Kanale shpërndarje / Aktivitete promovuese / Përzgjedhje çmimi / Elemente të kontrollueshëm / Produkt / Promovim / Shpërndarje
FinanceObjektivat: Qëllimi i këtij kursi është të prezantojë studentët me parimet dhe praktikat e raportimit të pasqyrave financiare dhe analizës së tyre. Ky kurs presupozon që studentët të kenë njohuri bazike të kontabilitetit financiar dhe të finacnës. Për të garantuar një pikënisje të njëjtë për të gjithë studentët fillimisht do të shpjegohen koncepte të kontabilitetit financiar, më tej do të do vijohet me praktikën dhe teknikat e analizimit së pasqyrave financiare.Fjalë Kyçe: Kontabilitet financiar / Raportim financiar / Pasqyrat financiare / Përdoruesit e pasqyrave financiare / Analiza e pasqyrave financiare / Vendimmarrja financiare / Raportet financiare
Menaxhimi i OperacioneveObjektivat: Njohja e rolit të operacioneve në ndërtimin e forcës konkurruese dhe në përmbushjen e qëllimit të firmës për të krijuar vlerë; Njohja me konceptet dhe teknikat e përfshira në projektimin, zbatimin dhe manaxhimin e operacioneve; Njohja me kontributin e manaxhimit te operacioneve në performancën dhe strategjinë e biznesit; Njohja me vendimarrjet kryesore që manaxherët e operacioneve duhet të bëjnë brenda kontekstit më të gjerë të korporatës dhe industrisë, nga dizajni fillestar i produktit dhe procesit deri në menaxhimin e inventarit dhe cilësisë, mirëmbajtjen dhe zhvillimin në kohë të tyre.Fjalë Kyçe: Menaxhimi dhe Strategjia e Operacioneve; Objektivat e performancës së operacioneve; Projektimi i produktit/shërbimit dhe proçeseve; Menaxhimi i kapacitetit; Dislokimi; Sistemimi; Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit; Planifikimi agregat; Menaxhimi i rezervave; Skedulimi i prodhimit kryesor; Planifikimi i kërkesave për materiale; Skedulimi afatshkurtër i operacioneve
Ekonomia MenaxherialeObjektivat: Përvetësimi nga studentët i njohurive të thelluara mbi ekonomiksin manaxherial, parimet ekonomike të manaxhimit efektiv në struktura të ndryshme tregjesh në lidhje me strategjitë për shitjet dhe çmimet. Përvetësimi i njohurive dhe aftësimi për përdorimin e instrumenteve për analizën e ndërveprimit strategjik në rastin e oligopolit. Përvetësimi i njohurive dhe aftësimi për përdorimin e instrumenteve për analizën e tregjeve të konkurrencës monopolistike, të ekonomizimeve të shkallës dhe ekonomizimeve të hapësirës, të përfitimeve nga ‘përvoja’ dhe të avantazheve ‘të hapit të parë’. Përvetësimi i njohurive mbi raportin e firmës me degën, mbi zhvillimet e reja në këtë raport, dhe mbi instrumentet e analizës së këtij raporti. Përvetësimi i njohurive dhe zotërimi i instrumenteve për analizën e vendimarrjes manaxheriale në rastin e pasigurisë dhe riskut, në rastin e prirjeve të brendshme manaxheriale risk-këkruese, risk-kundërshtuese dhe risk-neutrale. Aftësimi i studentëve për të zgjidhur ushtrime dhe problema që lidhen me instrumentet e analizës ekonomike të vendimarrjes manaxheriale. Aftësimi i studentëve për analizën ekonomike të situatave konkrete manaxheriale, për identifikimin e problemeve dhe rrugëzgjidhjeve potenciale.Fjalë Kyçe: Ekonomiks manaxherial / Analizë tregu / Analizë sasiore e kërkesës / Sjellje konsumatore / Manaxhim prodhimi
Menaxhimi i SipërmarrjesObjektivat: Studentët nxiten drejt iniciativës “subjektive” për të tentuar të kenë një eksperiencë në fushën sipërmarrëse, me risqet dhe kënaqësinë që ka ky proces. Ata marrin njohuritë kryesore që lidhen me figurën e sipërmarrësit dhe menaxhimin e sipërmarrjes, si dhe të orientohen në çështjet e analizës shkak-pasojë të faktorëve që kushtëzojnë suksesin e SME-ve; njohin mënyrat e matjes së efektivitetit dhe vlerësimit të një sipërmarrje, si dhe krahasojnë nga ana praktike modelet e ndërtimit të SME-ve, duke nxjerrë konkluzione përgjithësuese mbi ecurinë dhe efektivitetin e organizatës; gjykojnë mbi faktorët që kushtëzojnë sipërmarrjen e suksesshme si dhe efektivitetin e metodave të përzgjedhura për zbatimin e strategjive, shpërndarjen dhe menaxhimin e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore, mbështetjen operacionale dhe shpërndarjen e përgjegjësive; arsyetojnë si sipërmarrës mbi organizimin e një biznesi, duke patur kompetenca profesionale për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme mbi efektivitetin dhe ecurinë e tij.Fjalë Kyçe: Sipërmarrja / Sipërmarrësi dhe aktivitetet e tij / Stimulimi i Start-up / Modelet e biznesit dhe menaxhimi i tyre / Strukturat organizative / Analiza e tregut
Semestri II







Menaxhim StrategjikObjektivat: Identifikojnë, verfikojnë dhe ngrenë supozimeve që bëhen lidhur me (1) mjedisin, (2) misionet dhe (3) kompetencat thelbësore për të cilat kanë nevojë; Analizojnë aktraktivitetin e industrisë, vlerat-zinxhir, burimet, aftësitë, nivelet e biznesit dhe të strategjive; Manaxhojnë objektivat – cfarë është dhe cfarë nuk është – dhe teoritë e reja të udhëheqjes të praktikave së manaxhimit, dhe si ato që lidhen me strategjitë konkurruese; Njihen me diversifikimin e lidhur dhe jo të lidhur; bashkimet dhe blerjet; ndërmarrjet e përbashkëta dhe aleancat strategjike.

Fjalë Kyçe: Manaxhim strategjik / Planifikim strategjik / Ndryshime strategjike / Strategji konkurruese / Qëllim organizate / Mjedis i jashtëm, Mjedis i brendshëm / Korniza PESTEL / Objektivat SMART / Zbatim strategjie / Kontroll strategjik

Financat e Korporatës dhe Kapitali i PërbashkëtObjektivat: Studentët pajisen me njohuritë dhe aftësitë qe nevojiten për të manaxhuar financat e ndërrmarrjeve të mesme dhe të mëdha si dhe për të marrë vendime mbi investimet e ardhshme financiare. Gjithashtu ata zhvillojnë kompetenca analitike me qëllim që të vlerësojnë vendimet financiare me eficiencë dhe efektivitet, duke: përmirësuar aftësitë analizuese lidhur me riskun financiar, riskun e ndërmarrjes dhe drejtimin e ndërrmarjes; nxitur aftësitë vendimarrëse lidhur me problematikën kryesore që ka një njësi ekonomike që operon në sektorit privat që është rritja dhe operimi me përgjegjësi sociale; rritur aftësitë komunikuese bazuar në terminologjinë specifike të financave të ndërmarrjes, me qëllim përcjelljen e informacioneve për një publik më të gjërë (përfshirë këtu publikun jo të specializuar në ekonomi).

Fjalë Kyçe: Manaxhimi financiar i korporatës / pasqyra financiare / tregje dhe insitucione financiare / bursë, ofertë e parë publike, cash flow / ndryshimi i kapitalit të pronarit / fluksi i lirë i parasë / sistem tatimor / analizë vertikale / raporte likuiditeti / raporte të manaxhimit aktiveve dhe borxhit / raporte të përfitueshmërisë / analizë horizontale / raport kontabilitet/treg

Menaxhimi i Burimeve NjerëzoreObjektivat: Të kuptojnë zhvillimin e Burimeve Njerëzore (BNJ), të cila kanë kaluar nga qasja tradicionale me fokus administrativ në qasjen strategjike e cila i konsideron ato si partner; Përkthimi i teorive dhe koncepteve në realitetin e vendeve ballkanike; Vendosja në punë e koncepteve të burimeve njerëzore dhe përdorimi i tyre me qëllim rritjen e produktivitetit të kompanisë nëpërmjet zhvillimit të aftësive të burimeve njerëzore; Krijojnë një pamje të qartë lidhur me burimet njezore si pjesë e strukturës së organizatës; Zhvillojnë ide që lidhen me “të ardhmen e punës”; Analizojnë gjendjen e burimeve njerëzore në një kompani.

Fjalë Kyçe: Menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore / Zhvillimi talenti / Motivimi / Mësimi kolektiv / Menaxhimi i performancës / Njerëzit dhe inovacioni / Tregjet e punës / Strategjia e lidershipit lidhur me burimet njerëzore / Fleksibiliteti / Analizim / Rekrutim / Përzgjedhja / Planifikimi burimesh njerëzore / Shpërblim / Qarkullimi i punonjësve / Ndryshim organizativ / Edukimi i punonjësve / Kulturë organizative / Kushtet parësore dhe dytësore / Diversiteti dhe e drejta / Marka e punëdhënësit / Kushtet e punës / Shëndeti dhe siguria

E Drejta BiznesiObjektivat: Dallimet që ekzistojnë ndërmjet të drejtës zakonore (të vendeve anglisht-folëse) dhe të drejtës civile (europian-kontinentale); Njohja e shkallës në të cilën legjislacioni i Bashkimit Evropian përpiqet ti pajtojë këto dy lloje të drejtash në rregullimin e biznesit; Kompania si një ‘person’ juridik me të drejtat dhe përgjegjësitë; Përgjegjësia korporative dhe kufizimi i përgjegjësive së llojeve të ndryshme të shoqërisë, pronarëve të tyre dhe menaxherët, drejtorët dhe auditorët; Përgjegjësitë e produktit; Kontratat dhe se si ata janë anulluar (përfunduar); detyrimet e blerësit dhe shitësit, burimet ligjore për zbatimin e një kontrate, duke përfshirë ketu arbitrazhin dhe procesin gjyqësor; Auditimi; Përgjegjësitë e audituesve dhe kompanitë në juridiksione të ndryshme; Ligjet në lidhje me investimet dhe financimet, duke përfshirë format e ndryshme të borxhit dhe kapitalit; Punësimi, shëndetësia, sigurimi dhe të tjera ligje të cilat rregullojnë biznesin; Ligji i pronësisë intelektuale, duke përfshirë patentat, markat tregtare dhe transferimet e teknologjisë; Si të merrni konsulenca dhe të përdorni këshillën juridike – brenda dhe jashtë firmës.

Fjalë Kyçe: Sistem ligjor / BE / Person juridik / Kontrata / Pronësi intelektuale / Ligji punësimit / Ligjet mbi investimet

Biznes NdërkombëtarObjektivat: Qëllimi i këtij kursi është njohja e studentëve me fushën e biznesit ndërkombëtar dhe në veçanti me konceptet e: teorisë bazë të biznesit ndërkombëtar; analiza shkak-pasojë e faktorëve që kushtëzojnë suksesin përtej kufijve kombëtarë; menaxhimi i operacioneve funksionale të biznesit në kontekstin ndërkombëtar; oportunitetet që ofron tregu ndërkombëtar, duke gjykuar më pas mbi faktorët që kushtëzojnë organizatat e suksesshme si dhe efektivitetin e metodave të përzgjedhura për zbatimin e strategjive, mbështetjen operacionale dhe shpërndarjen e përgjegjësive.

Fjalë Kyçe: Globalizimi / Kultura Ndërkombëtare / Përgjegjësia Sociale e Korporatës dhe Qëndrueshmëria / Tregtia Ndërkombëtare / Investimet e Huaja / Tregjet në Zhvillim / Strategjia dhe Organizimi / Marketingu / Menaxhimi i Burimeve Njerëzore / Pronësia Intelektuale

LidershipObjektivat: Frymëzon studentët të vlerësojnë natyrën unike të qenieve njerëzore si udhëheqës ashtu edhe si ndjekës; Ndërton një ndjenjë guximi dhe udhëheqjeje morale; Siguron që studentët të njohin teoritë, tiparet, aftësitë, stilet, qëndrimet dhe sjelljet kryesore të lidershipit; Fuqizon studentët që të motivojnë njëri-tjetrin gjatë punës në grup; Ndërton ekipe të ndryshme me performancë të lartë; Dizenjon organizata komplekse-përshtatëse përmes vizionit dhe udhëheqjes strategjike që formësojnë kulturën dhe vlerat organizative. Ky kurs paraqet si praktikën ashtu edhe teorinë e lidershipit duke iu referuar konteksteve të biznesit dhe jetës organizative përtej biznesit. Qëllimi kryesor është zhvillimi i lidershipit të studentëve si udhëheqës aktualë dhe të ardhshëm të vetes dhe të të tjerëve.

Fjalë Kyçe: Tiparet, Sjelljet, Marrëdhëniet / Dinamika e grupit / Lidershipi transformues / Punëtorët dixhitalë dhe të ditur / Ndryshimi / Fuqia dhe Ndikimi

Semestri III






Përgjegjësia Sociale e KorporatësObjektivat: Qëllimi për këtë kurs është të ofrojë mjetet dhe besimin e nevojshëm për të ndihmuar në njohjen dhe dhënien e përgjigjeve në mënyrë efektive për sfidat etike që janë pjesë e pashmangshme e jetës organizative. Duke iu mësuar të vënë në zbatim mënyrën “mendo” përpara se të veprosh, studentët do të mund të ndërtojnë një bazë për të arritur sukses personal dhe profesional. Të kuptojë si ndikon PSK në kulturën e korporatës dhe të mund të përpilojë një strategji PSK-je.

Fjalë Kyçe: Marrja e Vendimeve Etike / Dilema Etike / Transparenca / Drejtësia / Integriteti / Llogaridhënia / Angazhimi i palëve të interesuara / Qëndrueshmëria Mjedisore / Ndikimi social / Zinxhiri etik i furnizimit / Transparenca dhe Raportimi / Udhëheqja etike

Strategji KonkurrueseObjektivat: Ky kurs fokusohet në mënyrën sesi kompanitë arrijnë të kenë performancë financiare të lartë duke përdorur strategji konkurruese të përshtatshme; Analizojnë strategji dhe kuptojnë rolin e strategjisë në krijimin e avantazhit konkurrues të kompanisë; Kuptojnë sesi strategjia e kompanisë evoluon përgjatë kohës për shkak se kërkon të përshtatet me ndryshimet e mjedisit dhe nevojën e drejtimit të kompanisë për të rritur performancën financiare; Mësojnë si të fitojnë nga përdorimi i avantazhit konkurrues; njohin lidhjen qe ekziston midis performances financiare dhe avantazhit konkurrues; Njihen me rëndësinë e inovacionit; Mësojnë të përdorin modelin e avantazhit konkurrues të Porterit.

Fjalë Kyçe: Strategji / Avantazh konkurrues / Teoria e Porterit / Teoritë e diversifikimit / Teoria e lojrave / Inovacion / Teoritë e hyrjes dhe daljes nga tregu

Metoda KërkimoreObjektivat: Njohja e marrëdhënies hulumtim, teori dhe metodave të ndryshme kërkimore për fushën e mjedisit, planifikimit etj. Procesi i arritjes deri tek konkluzioni i një punimi me anë të metodave shkencore. Përgatitja e një punimi referuar mënyrave akademike të citimeve, referencave. Aftësia për të analizuar, kuptuar raportet dhe publikimet rreth kërkimit shkencor. Të kuptuarit dhe të evituarit të problemit të plagjiaturës. Përgatitjen e studentëve në përzgjedhjen e një teme diplome për hulumtim nëpërmjet aplikimit të metodave kërkimore.

Fjalë Kyçe: Proces kërkimi / Identifikim problemi / Rishikim literature / Identifikim variablash / Ngritje hipotezash / Përdorim metodash cilësore dhe sasiore / Etika në kërkim / Mbledhje dhe Analizë të dhënash / Interpretim të dhënash / Projekt-propozim

Analizë BiznesiObjektivat: Njohuri teknike të mjaftueshme për të përdorur programin Excel; Përdorimi i formulave në excel dhe njohja e veprimit ndërfaqësor; Ndërtimi i bazave të të dhënash dhe fitimi i aftësive për të sintetizuar të dhënat sasiore; Përpunimin bazik i të dhënave dhe ndërtimi i tregues të thjeshtë; Leximi i pasqyrave financiare të biznesit dhe identifikimi i informacionet relevante.

Fjalë Kyçe: Software / Excel / Përpunim të dhënash / Të dhëna financiare / Shëndet financiar / Importim bazë të dhënash / Përpunim sasior / Transparencë / Parime financiare / Interpretim / Pasqyra financiare

Teza dhe Projekt Diploma (Project Proposal)Objektivat: Çdo student përgatit një propozim kërkimor gjatë semestrit. Studenti këshillohet nga një instruktor në kërkimin e tij/saj dhe pritet të shkruajë raporte të rregullta progresi në mënyrë që të diskutohen problemet dhe aspektet specifike të punës së tij/saj. Asistim në përgatitjen e temës së diplomës.

Fjalë Kyçe: Projekt propozim / Asistim / Përzgjedhje / Fushë interesi / Rregullore temë diplome

Semestri IV





Biznes DixhitalObjektivat: Lënda synon që studenti të mësojë dhe të kuptojë parimet e Biznesit Dixhital dhe Inteligjencës së Biznesit, si mbi teknologjitë korrente edhe ato në zhvillim. Gjithashu të: kuptojë modelet më të përhapura të biznesit dixhital; mundësitë dhe rreziqet e teknologjive të reja përçarëse; inteligjencën e biznesit; Të jetë në gjendje t’i zbatojë ato në modelet tradicionale të biznesit, për të ofruar modele inovative biznesi; Të jetë në gjendje t’i zbatojë ato në organizata të çdo madhësie; Të jetë në gjendje të përdorë mjete tipike; Të jetë në gjendje të përcaktojë rrugën e fillimit për një ndërmarrje të re duke përdorur biznesin dixhital.

Fjalë Kyçe: Inteligjenca e biznesit / Biznesi dixhital / Teknologjitë përçarëse / Blockchain / Web 3.0 / Metaverse / Realiteti virtual / Realiteti i shtuar / Inteligjenca artificiale / Inteligjenca artificiale gjeneruese

Auditim FinanciarObjektivat: Qëllimi i kësaj lënde është të zhvilloj njohuritë dhe të ndihmoj studentët të kuptojnë parimet kryesore të auditimit të jashtëm; Gjatë kursit studentët do të kuptojnë mënyrën sesi funksionojnë proceset e auditimit dhe do të njohin teknikat bazë të auditimit, me synimin që të jenë të aftë për të audituar pasqyrat financiare të njësive ekonomike. Gjatë zhvillimit të kursit, do të mbajmë në konsideratë, aspektet teorike dhe praktike mbi procesin e auditimit, zhvillimet e fundit të profesionit, kuadrin rregullator, faktorët që ndikojnë në zhvillimet e ardhshme.

Fjalë Kyçe: Mjedisi biznesit / kuadri rregullator i auditimit / planifikim auditimi / risku / kontrolli i brendshëm / evidenca në auditim / procedura auditimi / aftësitë audituese / etika audituesit / testet e kontrollit / kampioni / raporti i audituesit të pavarur / pamja e vërtetë dhe e sinqertë e informacionit kontabël / gjykimi profesional / letra angazhimit / standardet ndërkombëtare të auditimit / materialiteti

Teza dhe Projekt DiplomaObjektivat: Çdo student përgatit një propozim kërkimor gjatë semestrit. Studenti këshillohet nga një instruktor në kërkimin e tij/saj dhe pritet të shkruajë raporte të rregullta progresi në mënyrë që të diskutohen problemet dhe aspektet specifike të punës së tij/saj. Asistim në përgatitjen e temës së diplomës.

Fjalë Kyçe: Projekt propozim / Asistim / Përzgjedhje / Fushë interesi / Rregullore temë diplome

Internship ProfesionalObjektivat: Qëllimi kryesor i Intershipit/praktikës mësimore, nuk është vetëm përmbushja e detyrimeve të programit të studimit, por njëkohësisht u vjen në ndihmë studentëve të konkretizojnë njohuritë e tyre në tregun e punës. Studentët përgjatë kohës së praktikës duhet të jenë të angazhuar nën tutoriatin e drejtuesit në aktivitete që sfidojnë njohuritë e përfituara përgjatë studimeve të tyre.

Fjalë Kyçe: Praktikë mësimore / Aplikimi i njohurive teorike / Ngritje kapacitetesh / Aftësim / Tregu i punës / Organizatë / Procese / Përgjegjësi