Inxhinieri Ndërtimi
2024-12-07 19:11Inxhinieri Ndërtimi
Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Inxhinieri Ndertimi është që të përgatisë studentët profesionalisht si Inxhiniera Ndërtimi, për të marrë një roli kyç që në fazat e para të projektimit dhe në vijim në bashkërendimin e gjithë proceseve të ndërtimit dhe zbatimit. Në këtë mënyrë, studenti duhet të zotërojë aftësi planifikimi, organizimi, mbikëqyrjeje dhe koordinimi të aktorëve dhe elementëve të nëvojshëm në procesin e ndërtimit si zhvilluesit, nënkontraktorët, konsulentët, projektuesit, zbatuesit, financat, materialet, etj. Për të bërë të mundur këtë nevojitet një edukim i bazuar në një spektër dijesh të gjerë në fushat jo vetëm shkencore e teknologjike por dhe të menaxhimit. Ky program
synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat: sipermarrje projektimi dhe ndërtimi arkitektonik e inxhinierik, firma konsulence, kontraktorë, studio të projektimit inxhinierik dhe arkitektonik.
– Sektori i shërbimeve dhe prodhimit industrial në fushën e ndërtimit ( materialet,pajisje, etj.), fushen e zbatimit
– Sektori publik: autoritete lokale apo agjencive qeveritare; në nivelet e ndryshme të qeverisjes; duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet;
PROGRAMI MËSIMORË
Semestri I
- Fizikë 1 (6 kredite)
- CAD (3 kredite)
- Algjebër dhe Gjeometri (6 kredite)
- Kimi (6 kredite)
- Statika e Strukturave (6 kredite)
- Gjeometri Deskriptive 1 (6 kredite)
Semestri II
- Analizë Matematike (9 kredite)
- Fizikë 2 (6 kredite)
- Gjeometri Deskriptive 2 (6 kredite)
- Shkrim Akademik (3 kredite)
- Mekanika e strukturave (3 kredite)
Semestri III
- WSHP TAW/TDW (6 kredite)
- Teknologji Ndërtimi I (6 kredite)
- Gjeologji Inxhinierike (3 kredite)
- Materiale Ndërtimi (6 kredite)
- Hidraulikë (6 kredite)
- Rezistencë Materialesh (6 kredite)
Semestri IV
- Gjeodezi Inxhinierike (3 kredite)
- Legjislacion dhe Urbanistikë (6 kredite)
- Gjeoteknikë I (Mekanikë Dherash) (6 kredite)
- Teori Strukturash (6 kredite)
- Teknologji Ndërtimi II (6 kredite)
Semestri V
- Konstruksione B/A (6 kredite)
- WSHP TAW/TDW (3 kredite)
- Gjeoteknikë II (Inxhinieri Themelesh) (6 kredite)
- Fizikë Teknike dhe Impianistikë (6 kredite)
- Ekonomi dhe Kantjer Ndërtimi (3 kredite)
- Internship Profesional (6 kredite)
- Konstruksione Muri dhe Guri (3 kredite)
- Introduction to BIM (3 kredite)
Semestri VI
- Elektroteknikë (3 kredite)
- Analizë dhe Projektim Strukturor Kompjuterik (6 kredite)
- Konstruksione prej Betoni të Paranderur (3 kredite)
- Konstruksione Metalike (6 kredite)
- Teza dhe Projekt Diploma (6 kredite)
- Rrjete Teknologjike – Furnizim me Ujë (3 kredite)