Sekretaria Mësimore
2022-06-08 9:01Sekretaria Mësimore
Sekretaria Mёsimore ёshtё njё nga njёsitё mё tё rёndёsishme pёr funksionimin e Universitetit POLIS dhe vendosjen e njё raporti sa mё korrekt shёrbimesh dhe dokumentimi midis komunitetit studentor, stafit akademik dhe institucioneve publike të fushës. Sekretaria Mёsimore funksionon nё bazё tё njё sistemi elektronik tё dhёnash dhe kujdeset pёr garantimin dhe mirёfunksionimin e infrastrukturёs mёsimore. Ekipi i kёsaj njёsie mbulon shёrbimet pёr tё gjithё programet full-time dhe part-time.
Pёrveç tё tjerave, Sekretaria Mёsimore ёshtё njё pikё e mirё hyrjeje edhe pёr ata qё interesohen pёr tu informuar dhe për tё ndjekur studimet nё U_POLIS, duke ndёrmjetёsuar konsulta edhe me Zyrёn e Marketimit dhe Zv. Dekanёt.
Procedura e transferimit për studimet bachelor dhe programet e integruara gjendet Këtu
Dokumenta dhe vërtetime që lëshohen nga Sekretaria Mësimore në bashkëpunim me Zyrën Juridike janë Ketu
U_POLIS disponon një sistem infromacioni dixhital plotësisht funksional (PITAGORA), i cili është lehtësisht i aksesueshëm dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga stafi dhe studentët. Shiko: Portali