APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

🟠🟠🟠 SHPALLEN DATAT E TESTIT TË PRANIMIT @Universiteti Polis ‼️

Datat e Testit 2026
Njoftime

🟠🟠🟠 SHPALLEN DATAT E TESTIT TË PRANIMIT @Universiteti Polis ‼️

📣Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët që pasi të bëjnë aplikimin për vitin akademik 2026-2027 nëpërmjet formularit online në Portalin U-Albania se në datat 10,13,17 Gusht 2026, do të zhvillojë testin e pranimit pranë universitetit për programet si vijon:

📌#Bachelor:

– Administrim Biznesi
– Art dhe Dizajn
– Software Engineering & AI
– Inxhinieri Ndërtimi
– Shkenca Kompjuterike

📌#Programet e integruara Master Shkencor:
– Arkitekturë dhe Dizajn Urban
– Planifikim dhe Menaxhim Urban(Urbanistikë)

ℹ️Kandidatët duhet të paraqiten në universitet në njërën nga datat e testimit.

🕙 Ora e paraqitjes: 09:00

Pas regjistrimit dhe akomodimit, do të jepen udhëzimet mbi rregullat dhe mënyrën e zhvillimit të testit.

⚠️ Testi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë.
Ditën e testimit kandidatët duhet të paraqiten me kartën e identitetit!

📝SHPJEGIME PËR PËRMBAJTJEN E TESTIT TË PRANIMIT:

Në thelb testi konsiston në njohuri të përgjithshme kulturore të formimit tuaj. Ai është konceptuar si një quiz me shkrim, ku kandidati ka mundesi të shprehë njohuritë bazë të marra gjatë shkollës së mesme, në familje dhe shoqëri. Eshtë një test që ndihmon njohjen e universitetit dhe kandidatit reciprokisht. Ne jemi për të ndihmuar që secili të bëjë më të mirën për të ardhmen e tij.

🔶 Aplikantët do të renditen sipas notës mesatare (me peshë specifike 30%) dhe testit të pranimit (me peshë specifike 70%).
——

Ju inkurajojmë të konfirmoni regjistrimin paraprak për pjesëmarrjen në testim, duke kontaktuar si vijon:

📲 +355 69 40 61 339 | +355 69 40 88 111
📩 [email protected]
🌐Website: www.universitetipolis.edu.al

Suksese!
UniversitetiPolis
Hapësirë për Mendim! Cilësi Edukimi! ✅

#upolis #polisuniversity #testpranimi #admissiontest #matura2026 #programestudimi #integratedstudyprogram
#architecture #administrimbiznesinesi #shkencakompjuterike #softwareengineeringandAI
#artdizajn #computersciencesi #planfikimurban #Urbanistikë