Universiteti POLIS pjesë e Katalogut të njohjes së cilësisë nga AESOP (2019 – 2025)
2026-07-09 10:31Universiteti POLIS pjesë e Katalogut të njohjes së cilësisë nga AESOP (2019 – 2025)
Universiteti POLIS është përfshirë zyrtarisht në Katalogun e Njohjes së Cilësisë të AESOP (2019 – 2025), duke u rreshtuar ndër programet më cilësore të planifikimit në mbarë Evropën (Faqja 89).
Ky dokument strategjik përmbledh shembujt më të mirë të edukimit në planifikim, duke vlerësuar:
- Metodat inovative të mësimdhënies të bazuara te studenti.
- Kurrikulat e ndërthurura me kërkimin shkencor dhe punën praktike në studio (studio-based learning).
- Ndërkombëtarizimin dhe përgjigjen ndaj sfidave bashkëkohore socio-hapësinore dhe mjedisore.
Ky vlerësim dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar arsim të standardeve evropiane dhe për të përgatitur profesionistë të aftë për të modeluar të ardhmen e territoreve tona.
Përgëzime të përzemërta stafit akademik dhe studentëve tanë për këtë arritje të rëndësishme!