Forumet e Artit & Dizajnit
2026-05-29 10:04Forumet e Artit & Dizajnit
Në kuadër të programit “Forumet e Artit & Dizajnit” pranë MAD Center, Universiteti POLIS mirëpriti dje edicionin e radhës të “Art & Design Forums”, me të ftuar artistin vizual italian Nico Angiuli dhe leksionin e tij me titull “Fantazma / Ghosts”.
Gjatë prezantimit, artisti ndau një seri projektesh kërkimore dhe artistike të zhvilluara në Shqipëri dhe në rajonin e Mesdheut, duke trajtuar tema që lidhen me punën, migracionin, kujtesën kolektive, peizazhin dhe transformimin e hapësirës publike përmes artit bashkëkohor.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e MAD Center dhe u organizua me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.