APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË FRANCË

Universite lumiere lyon 2
Mobilitete

BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË FRANCË

Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin Lumiere Lyon 2, në Francë.

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Bachelor në Shkenca Kompjuterike.

Afati i aplikimit, deri më datë 05/05/2026.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:

  • Formulari i Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Letër Motivimi
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës franceze nivel B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteri kryesor i përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurisë së gjuhës franceze

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: [email protected]

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/5tBCqNrg5yjbXZ858 .

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Lumiere Lyon 2.

Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]