AI National Hackathon 2026
2026-04-16 9:49AI National Hackathon 2026
![]()
![]()
Universiteti Polis në bashkëpunim me ONE Albania dhe AI_HUB Albania realizuan me me sukses në datën 27 Mars 2026 finalen e “National Hackathon 2026 “ duke mbledhur të rinj kreativë dhe të apasionuar pas teknologjisë nga i gjithë vendi. ![]()
![]()
![]()
![]()
Ky Hackathon kishte si synim fuqizimin e të rinjve për të ndërtuar zgjidhje praktike me Inteligjencë Artificiale për sfidat reale të shoqërisë.
Një event unik që bashkoi maturantë dhe profesionistë të rinj, duke nxitur inovacionin, kreativitetin dhe mendimin kritik përmes përdorimit të teknologjive AI në fusha me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëro si:
Smart Cities
Mjedisi
Arsimi
Turizmi
Shëndeti & ndikimi social
“ National AI POLIS Albania 2026 “nuk është vetëm një garë, por një platformë bashkëpunimi dhe mësimi, ku pjesëmarrësit punuan ngushtë me mentorë, akademikë dhe ekspertë të industrisë, dhe transformuan idetë inovative në zgjidhje konkrete dhe të aplikueshme.
Në fund, projektet më të mira u prezantuan para jurisë dhe u vlerësuan për inovacionin dhe impaktin e tyre grupet:
Vendi Parë – Shkolla Profesionale “Herman Mainer”
Vendi i Dytë – Gjimnazi “ Qemal Stafa”
Vendi i Tretë- Gjimnazi “Themistokli Germenji”
Falenderojmë shumë bashkëpuntorët tanë për mbështetjen në realizimin e këtij Hackathoni kaq frymëzues dhe suportues për gjimnazistës One Albania dhe AI Hub Albania. Gjithashtu edhe mentorëve tanë duke e bërë këtë eksperience unike dhe që tregoi fuqinë e ideve dhe punës në ekip!
Related Posts
Search
Categories
Popular tags