BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË FRANCË
2026-03-24 12:44BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË FRANCË
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin Lumiere Lyon 2, në Francë.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Bachelor në Shkenca Kompjuterike.
Afati i aplikimit, deri më datë 01/04/2026.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Formulari i Aplikimit
- Vërtetim Studenti
- Listë notash
- Leter Motivimi
- Dëshmi e njohjes së gjuhës franceze nivel B2
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje pasaporte
Kriteri kryesor i përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve të deritanishme
- Niveli I njohuris së gjuhës franceze
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: [email protected]
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link: https://forms.gle/5tBCqNrg5yjbXZ858.
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Lumiere Lyon 2.
Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]
Related Posts
Search
Categories
Popular tags