Thirrje për BIP – Blended Intensive Programs
2026-02-04 11:12Thirrje për BIP – Blended Intensive Programs
Universiteti Polis, në kuadër të Programit Erasmus+, u ofron studentëve një mundësi mobiliteti të financuar për të marrë pjesë në dy BIP – Blended Intensive Programme, secili me kohëzgjatje 7 ditë, të organizuara nga Instituti Politeknik i Castelo Branco në Portugali.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e regjistruar në:
- Shkenca Kompjuterike
- Administrim Biznesi
BIP “Twin Transition for Sustainable Futures: Shaping an Inclusive Green and Digital Transformation”
- Online: 4–8 Maj 2026
- Fizike: 11–15 Maj 2026
BIP “Sustainable Events and Tourism”
- Online: 15–18 Qershor 2026
- Fizike: 22–26 Qershor 2026
Detaje mbi financimin:
- Grant Erasmus+ prej 79€/ditë për 7 ditë
- Grant udhëtimi, sipas rregullave të Erasmus+
- Shpenzimet e akomodimit mbulohen nga studentët
- Vaktet ofrohen nga Institucioni Pritës
Afati i aplikimit: 28/02/2026
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/qLbzGaswWWUoMoWu8
Shënim:
Pas aplikimit përmes Universitetit Polis, studentët do të duhet të aplikojnë veçmas në Institucionin Pritës dhe të plotësojnë procedurat zyrtare të aplikimit dhe regjistrimit.
Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]