APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Thirrje per Mobilitet_Anhalt University / Arkitekture 4 Bachelor Art Dizajn

thirrje erasmus format (1)
Mobilitete

Thirrje per Mobilitet_Anhalt University / Arkitekture 4 Bachelor Art Dizajn

Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025/26, në Universitetin Anhalt në Gjermani.

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Arkitekturë viti 4 si dhe Bachelor Art & Design.

Afati i aplikimit, deri më datë 15/11/2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:

  • Formulari i Aplikimit
  • Vërtetim Studenti 
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: [email protected]

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link: https://forms.gle/6oi15WP13wFN5jig7.

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Anhalt.

Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]