Tirana Design Week 2025
2025-09-13 8:52Tirana Design Week 2025
Të hënën, 15 Shtator, nis zyrtarisht edicioni i këtij viti i Tirana Design Week!
Këtë vit, aktivitetet do të shtrihen për gati një muaj dhe do të përfshijnë workshop-e, prezantime publike dhe ekspozita.
Programi Kryesor
-
15 Shtator – Nisja me 7 workshop-et e para.
-
20 Shtator – Event special në Kinema Agimi, ku 6 studio shqiptare dhe 6 studio italiane do të prezantojnë punën e tyre dhe do të diskutojnë mbi të ardhmen e profesionit.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të arkitekturës “Vivere A-Metropolitano”, mbështetur nga Ministria Italiane e Kulturës.
🔗 Lexo më shumë -
22 – 26 Shtator – Seria e leksioneve të hapura në ambientet e COD pranë Kryeministrisë. Diskutime mbi:
-
të ardhmen e profesionit
-
inovacionin në arkitekturë dhe dizajn
-
mësimdhënien dhe kërkimin
-
Ndiqni aktivitetet
Për të mos humbur asnjë informacion dhe përditësim, na ndiqni në rrjetet sociale:
👉 Instagram – Tirana Design Week
Falënderime
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit në workshop-e e aktivitete publike. Pa ju, ky edicion nuk do të ishte i mundur!
Ju presim të gjithëve!