Mbrojtja e punimeve të ciklit të tretë Doktoraturë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (IDAUP), cikli 36
2024-12-19 13:54Mbrojtja e punimeve të ciklit të tretë Doktoraturë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (IDAUP), cikli 36
Mbrojtja e punimeve të ciklit të tretë Doktoraturë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (IDAUP), cikli 36
Sapo ka përfunduar me suksese mbrojtja përfundimtare e disertacioneve Doktorale të ciklit 36-të për programin ndërkombëtar të Doktoraturës në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (IDAUP), ofruar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti Ferrara në Itali. Ky event prestigjioz përmbledh arritjet akademike dhe kërkimore të doktorantëve për avancimin e dijeve në fusha si arkitekturë, urbanistikë, planifikim, teknologji dhe disiplina të tjera ndërdisiplinore.
Mbrojtja e disertacioneve u mbajt më 19 Dhjetor 2024 në ambientet e Universitetit POLIS, në praninë e Komisionit Ndërkombëtar si vijon:
Komisioni Shkencor për Mbrojtjen Përfundimtare:
- Anëtarë të Brendshëm:
Prof. Dr. Besnik Aliaj (POLIS University, Tiranë)
Prof. Giuseppe Mincolelli (Università degli Studi di Ferrara) - Anëtarë të Jashtëm:
Prof. Loredana Di Lucchio (Sapienza Università di Roma)
Prof. Panagiotis Kyratsis (University of Western Macedonia)
Prof. Violeta Nushi (University of Prishtina “Hasan Prishtina”)
Doktorantët dhe tema e disertacionit:
- Albina Toçilla
Tema: “Space of Vehicular Traffic Through VANET: Impact of Intersection Geometries on Traffic Management”
Mbikëqyrës: Prof. Tamara Luarasi (POLIS) dhe Prof. Luca Emanuelli (DA). - Filippo Petrocchi
Tema: “The Urban Sherpa Project – Together to Get There: Towards a More Inclusive Mobility for Elderly Commuters”
Mbikëqyrës: Prof. Emeritus Luljeta Bozo (POLIS) dhe Prof. Giuseppe Mincolelli (DA). - Kristiana Meço
Tema: “Restoration of Modern Architecture: The Case of the Modern Villas in Tirana, 1925-1945”
Mbikëqyrës: Prof. Thoma Thomai Dhamo (POLIS) dhe Prof. Theo Zaffagnini (DA). - Lorenzo Tinti
Tema: “Procedural Landscape: Reconsider Environmental Assessment Procedures in the Design of Landscape–Infrastructures”
Mbikëqyrës: Prof. Emeritus Sherif Lushaj (POLIS) dhe Prof. Luca Emanuelli (DA). - Remijon Pronja
Tema: “Influence of Video in Shaping the Perception of the Albanian Public Space”
Mbikëqyrës: Dr. Endrit Marku (POLIS) dhe Prof. Veronica Dal Buono (DA).