WORKSHOP: MONITORIMI I DIGAVE ME MATERIAL VENDI

Untitled-1
Njoftime

WORKSHOP: MONITORIMI I DIGAVE ME MATERIAL VENDI

Datë: 26-27 Mars 2024

Vendi i zhvillimit: Universiti POLIS, AULA A3

Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Universitetit POLIS në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKMD) dhe SISGEO, organizon workshop-in “Monitorimi i digave me material vendi”.
Ky workshop dy ditor ka për qëllim të eksplorojë aspektet kritike të monitorimit të strukturave të tilla jetike përmes një kombinimi të leksioneve dhe vizitave në terren.

Ditën e parë do të mbahen dy leksione të hapura:
– Z. Arjan Jovani “Diga dhe rezervuarë të mëdhenj në Shqipëri”
– Z. Daniel Naterop “Monitorimi i digave dhe strukturave të tjera gjeoteknike”

Dita e dytë konsiston në një vizitë në terren në digën e Liqenit Artificial të Tiranës.
Workshop-i është i hapur për të gjithë inxhinierët, profesionistët, kërkuesit shkencor dhe studentët, me qëllim zgjerimin e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimeve profesionale ndërdisiplinore.
Ruani këto data në kalendarët tuaj për 26-27 Mars.
Ju mirëpresim në këtë përvojë të pasur profesionale!