Urim për Festat e Fundvitit
2025-12-31 11:48Urim për Festat e Fundvitit
Me rastin e festave të fundvitit, Universiteti Polis shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj kolegëve dhe partnerëve për bashkëpunimin e frytshëm, besimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar gjatë këtij viti akademik.
Ky vit përfaqëson një dëshmi të qartë të përkushtimit tonë të përbashkët ndaj dijes, inovacionit dhe zhvillimit akademik – vlera që na bashkojnë dhe na udhëheqin në misionin tonë institucional.
Universiteti Polis ju uron festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të suksesshëm e të begatë, të shoqëruar me shëndet, paqe dhe arritje të reja profesionale dhe institucionale.