UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË PORTUGALI
2025-03-17 18:09UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË PORTUGALI
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Castelo Branco në Portugali.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e Bachelor & Master të Shkencave Kompjuterike dhe Administrim Biznesi.
Afati i aplikimit, deri në datë 15/04/2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Castelo Branco të Portgualisë:
- Formulari i Aplikimit
- Vërtetim Studenti
- Listë notash
- Portofoli i projekteve
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje pasaporte
Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve të deritanishme
- Niveli i njohurive të gjuhës angleze
- Portofoli i projekteve
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/AhpNPPrbzrWtuiCM9 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit Polis.
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit Polis dhe Universitetit Castelo Branco.
Për më shumë informacion kontaktoni: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al