UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

Erasmus Call Anhalt
Njoftime

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025/26, në Universitetin Anhalt në Gjermani.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Arkitekturë nga viti 3-të e sipër si dhe Bachelor Art & Design.

Afati i aplikimit, deri më datë 30/04/2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:

  • Formulari i Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Portofoli i projekteve

 

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link: https://forms.gle/6QaMfzXtMcxnANFq7.

Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Anhalt.

Për më shumë informacion kontaktoni: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al