Universiteti POLIS morri pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga QAA “Quality Insights Conference 2025” (26 – 27 shkurt 2025)

QAA Conference
Njoftime

Universiteti POLIS morri pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga QAA “Quality Insights Conference 2025” (26 – 27 shkurt 2025)

Me pjesëmarrjen e tij në konferencën “Quality Insights Conference 2025“, Universiteti POLIS përforcon edhe njëherë angazhimin dhe vëmendjen e veçantë që i kushton përmirësimit të cilësisë, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Duke kontribuar por dhe mësuar nga diskutimet ndërkombëtare mbi sigurimin e cilësisë, zhvillimin e politikave dhe sfidat e reja, Universiteti POLIS vërteton se mund të jetë një aktor i rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së arsimit të lartë në Shqipëri. Bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë e ndihmon universitetin të sjellë dhe pse jo integrojë praktikat më të mira në politikat e tij për çështje që lidhen me cilësinë dhe sfidat e arsimit duke nxitur një mjedis akademik më dinamik dhe konkurrues.

Pjesëmarrja në këto aktivitete jo vetëm që evidentojnë qasjen proaktive të Universitetit POLIS për trajtimin e sfidave të arsimit, por gjithashtu në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit pasqyrojnë fokusin e tij për ndërkombëtarizimin e institucionit. Në këtë mënyrë POLIS qëndron i informuar për tendencat globale, duke mundësuar një mjedis akademik më cilësor për stafin edhe për studentët.