APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Universiteti POLIS merr pjesë në takimin e punës në kuadër të Aleancës BAUHAUS4EU në Selanik

Alleance
KonferencaNjoftime

Universiteti POLIS merr pjesë në takimin e punës në kuadër të Aleancës BAUHAUS4EU në Selanik

Në kuadër të aleancës ndërkombëtare BAUHAUS4EU, Universiteti POLIS mori pjesë në takimin e punës të zhvilluar në Selanik, me temë “Moving from T10.1 to T10.2”. Ky aktivitet u fokusua në çështjet që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe proceset e akreditimit në nivel aleance.

Në takim morën pjesë Zv. Rektorja për Çështjet e Cilësisë dhe Gjithëpërfshirjes, Dr. Manjola Hoxha, si dhe Drejtuesja e Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, Dr. Emi Hoxholli.

Gjatë sesioneve, përfaqësues nga të gjitha institucionet partnere prezantuan gjetjet dhe diskutuan mbi “status quo”-në e universiteteve në lidhje me organizimin, proceset e brendshme të cilësisë dhe procedurat kombëtare të akreditimit. Qëllimi ishte identifikimi i indikatorëve të matjes së cilësisë dhe krahasimi i tyre në aspektin e përputhshmërisë, efikasitetit dhe realizueshmërisë.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap përpara në forcimin e standardeve tona ndërkombëtare dhe rritjes së cilësisë akademike!