Trajnime
2023-06-09 20:57Trajnime
Universiteti POLIS, pёrveç programeve me kohë të plotë dhe të zgjatur, ofron trajnime/kurse të formimit të vazhduar në kategoritë e mëposhtme:
Kursi i formimit të vazhduar ofrohet për specialistë të bujqësisë, inxhinierë të agromjedisit, inxhinierë të pyjeve dhe përpunimit të drurit, ekonomistë; ekonomistë me profil në agrobiznes dhe profesionistë të tjerë në fusha të përafërta, të interesuar për tu specializuar në vlerësimin e tokës bujqësore, tokës pyjore, kullotave dhe tokave të pa frutshme. Ky kurs është i mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Për të parë përmbajtjen e kursit shiko këtu
Në përfundim të kursit, kandidatët pajisen me CERTIFIKATËN PJESËMARRËSE e cila lejon aplikimin për pajisjen me licensën përkatëse.
Kursi i formimit të vazhduar ofrohet për specialistë që kanë përfunduar studimet master në degët: e inxhinierisë, arkitekturës ose ekonomisë.
Ky kurs është i mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Për të parë përmbajtjen e kursit shiko këtu
Në përfundim të kursit, kandidatët pajisen me CERTIFIKATËN PJESËMARRËSE e cila lejon aplikimin për pajisjen me licensën përkatëse.
Kursi i formimit të vazhduar ofrohet për specialistë që kanë përfunduar studimet master në degët: Inxhinieri Ndërtimi; Inxhinieri Mekanike; Inxhinieri Elektrike; Arkitekturë dhe Inxhinieri Mjedisi (me profil energjitik). Ky kurs është i mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Në përfundim të kursit, kandidatët pajisen me CERTIFIKATË PJESËMARRËSE e cila lejon aplikimin për pajisjen me licensën përkatëse.
Për të parë përmbajtjen e kursit shiko këtu
LISTA E DOKUMENTACIONIT TË REGJISTRIMIT NË KURSET E TRAJNIMIT NË U_POLIS
- Diploma Universitare (kopje e noterizuar) *
- Transkripti/ Lista e notave Universitare (kopje e noterizuar) *
- Formulari i aplikimit (i cili plotësohet në POLIS)
2 fotografi, format dokumenti
Dokument Identifikimi (fotokopje e thjeshtë)
CV (Curriculum Vitae)
Mandat Pagesa nga Banka për shlyerjen e Tarifës së Trajnimit.
Nr. i Llogarisë së U_POLIS TIRANA BANK UNIVERSITETI “POLIS” SHPK
IBAN: AL06206111070000115304980100
Numri i llogarisë: 0115-304980-100 CB