Trajnim mbi Pedagogjitë Inovative në kuadër të Aleancës Bauhaus4EU
2026-02-18 15:17Trajnim mbi Pedagogjitë Inovative në kuadër të Aleancës Bauhaus4EU
Bauhaus4EU, u organizua një trajnim i dedikuar për pedagogjitë inovative, me qëllim përditësimin dhe përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies në 10 universitetet partnere të Aleancës.
Trajnimi u zhvillua më datë 18 shkurt, ora 11:00, dhe u drejtua nga Dr. Ledian Bregasi, i cili prezantoi panoramën bashkëkohore të ndryshimeve në qasjen ndaj mësimdhënies, duke theksuar nevojën për përshtatje me dinamikat e reja të arsimit të lartë dhe zhvillimet teknologjike. Gjatë sesionit u diskutuan disa prej metodologjive më të përdorshme dhe efektive në kontekstin e lëndëve tona, me fokus në rritjen e angazhimit të studentëve, të menduarit kritik dhe qasjen ndërdisiplinore.
Aktiviteti u karakterizua nga pjesëmarrje aktive e stafit akademik dhe diskutime konstruktive mbi mënyrat konkrete të integrimit të praktikave inovative në procesin mësimor.
Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në përmbushjen e objektivave strategjikë të ndërkombëtarizimit dhe modernizimit akademik të universitetit tonë.