APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Tirana Design Week 2025

Poster Liminal Void
NjoftimeTDW

Tirana Design Week 2025

Të hënën, 15 Shtator, nis zyrtarisht edicioni i këtij viti i Tirana Design Week!
Këtë vit, aktivitetet do të shtrihen për gati një muaj dhe do të përfshijnë workshop-e, prezantime publike dhe ekspozita.

Programi Kryesor
  • 15 Shtator – Nisja me 7 workshop-et e para.

  • 20 Shtator – Event special në Kinema Agimi, ku 6 studio shqiptare dhe 6 studio italiane do të prezantojnë punën e tyre dhe do të diskutojnë mbi të ardhmen e profesionit.
    Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të arkitekturës “Vivere A-Metropolitano”, mbështetur nga Ministria Italiane e Kulturës.
    🔗 Lexo më shumë

  • 22 – 26 Shtator – Seria e leksioneve të hapura në ambientet e COD pranë Kryeministrisë. Diskutime mbi:

    • të ardhmen e profesionit

    • inovacionin në arkitekturë dhe dizajn

    • mësimdhënien dhe kërkimin

Ndiqni aktivitetet

Për të mos humbur asnjë informacion dhe përditësim, na ndiqni në rrjetet sociale:
👉 Instagram – Tirana Design Week

Falënderime

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit në workshop-e e aktivitete publike. Pa ju, ky edicion nuk do të ishte i mundur!

Ju presim të gjithëve!