Thirrje për Mobilitet_Instituti i Teknologjisë Belkinge, Suedi – Shkenca Kompjuterike
2026-03-10 8:22Thirrje për Mobilitet_Instituti i Teknologjisë Belkinge, Suedi – Shkenca Kompjuterike
Thirrje për Mobilitet_Instituti i Teknologjisë Belkinge, Suedi – Shkenca Kompjuterike
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Institutin e Teknologjisë Blekinge, në Suedi.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Bachelor & Master në Shkenca Kompjuterike.
Afati i aplikimit, deri më datë 05/04/2026.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Formulari i Aplikimit
- Vërtetim Studenti
- Listë notash
- Letër Motivimi
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje pasaporte
Kriteri kryesor i përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve të deritanishme
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: [email protected]
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/MRpgR1P9pkNdco1K6 .
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Institutit Blekinge.
Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]