Thirrje për Aplikim: Bauhaus Summer School 2025
2025-06-03 15:26Thirrje për Aplikim: Bauhaus Summer School 2025
Universiteti Polis fton studentët e Arkitekturës, Art Dizajn, Inxhinieri Ndërtimi dhe Planifikim Urban të përfitojnë nga një mundësi e shkëlqyer për Summer School, e ofruar nga Universiteti Bauhaus i Weimar në Gjermani.
Studentët e Aleancës në BAUHAUS4EU, ku përfshihet edhe U_Polis do të përfitojnë çmim special në 3 kurset e mëposhtme nga 13 gjithsej:
– Documentary Storytelling: An Introduction to Telling Engaging Non-Fiction Stories Through Video and Still Images: Bauhaus Summer School (Art Dizajn)
– Urban Heat Islands: Bauhaus Summer School (Viti 4 & 5 Arkitekturë, Planifikim Urban dhe Inxhinieri Ndërtimi)
– Design Thinking Unleashed: Ignite Creativity, Solve Problems: Bauhaus Summer School (Arkitekturë dhe Art Dizajn)
Periudha: 16 – 30 Gusht 2025
Çmim special: 950€ / 490€
Për të pare të gjithë katalogun e kurseve me informacionet përkatëse klikoni në linkun→ https://drive.google.com/file/d/1-2ydgaUFKAn3DmpM74HULUbGDxv2utzE/view?usp=drive_link
Mos e humb këtë mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të krijuar kontakte ndërkombëtare dhe për të përjetuar një përvojë ndryshe këtë verë.
Për informacion më të detajuar mbi çdo kurs klikoni në linqet përkatëse ose kontaktoni glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al.