Tech Forward: Leadership, Networking, and Personal Branding for Tomorrow’s Innovators
2025-01-29 9:26Tech Forward: Leadership, Networking, and Personal Branding for Tomorrow’s Innovators
Studentët e programeve “Shkenca Kompjuterike” dhe “Administrim Biznesi” njoftohen të marrin pjesë në workshop-in “Tech Forward: Leadership, Networking, dhe Personal Branding për Inovatorët e Nesërm” më 29 janar 2025, në ora 10:00 në Aula C5 në U_POLIS.
Kjo seancë interaktive, e udhëhequr nga PhD Ardiana Sula nga Universiteti i New Haven, do të ofrojë informacione të vlefshme për zhvillimin e aftësive kyçe për suksesin në botën e teknologjisë. Punëtoria do të mbulojë:
- Vlerësimi i Lidershipit
- Vendosja e Objektivave SMART për Profesionistët e Teknologjisë
- Strategji Efektive në Networking
Qëllimi i këtij workshop-i është t’ju ndihmojë të fitoni vetëdije për lidershipin tuaj, të vendosni objektiva të veprueshëm dhe të përmirësoni aftësitë tuaja në networking për të bashkëpunuar me sukses në ekipet teknologjike dhe për t’u rritur si inovatorë të ardhshëm.
Mos e humbisni këtë mundësi për të ndërtuar një themel të fortë për karrierën tuaj në industrinë e teknologjisë që është gjithnjë në zhvillim!