Studime Mjedisore

Studime Mjedisore

Bachelor në Studime Mjedisore (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Ky program studimi synon të japë aftësim profesional studiuesve të ardhshëm mjedisor, duke integruar njohuri mbi çështjet dhe fenomenet mjedisore në nivel global, dhe duke i kontekstualizuar dhe aplikuar ato në rastin Shqiptar. Garantimi i ekuilibrave për mirëfunksionimin e të gjithë sistemit mjedisor ka si kusht trajtimin e problemeve të tij nga ekspertë të të gjitha niveleve të cilët të përdorin logjikën ambientale në të gjitha ndërhyrjet e njeriut, nisur edhe nga fakti që ndjeshmëria ndaj problemeve të mjedisit po rritet ndjeshëm dhe në Shqipëri, kjo në kuadër të aspiratave për integrimin në BE. Mjedisi dhe problemet e tij janë në qendër të vëmendjes si në shkallë lokale ashtu edhe në shkalle globale, duke e bërë këtë program shumë të koherent me kërkesat e kohës dhe të tregut.

Studimet Mjedisore janë një program ndërdisiplinor që përfshin perspektiva nga shkencat sociale dhe natyrore, artet, shkencat humane, aftësim në projekte si dhe në module që lidhin biznesin. Qëllimi i programit është t’u ofrojë studentëve aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet që u nevojiten si ekspertë të fushës dhe për të marrë vendime të informuara në lidhje me çështjet mjedisore.

Studentët e kësaj dege, fitojnë jo vetëm njohuritë teorike, por edhe shumë përvojë praktike në terren, laborator apo nëpërmjet vëzhgimeve dhe ekzaminimeve për ndikimin e njeriut në sistemet e ujit, shkëmbinjve, ajrit dhe tokës. Universiteti Polis ofron një strukturë moderne me laboratorë të dedikuar. Me një sfond të gjerë në gjeologji, hidrologji, meteorologji dhe shkencë të tokës dhe një njohuri solide të bazave të shkencës, studentët janë në gjendje pas përfundimit të këtij programi të fillojnë menjëherë karrierën e tyre.

Modulet kryesore të trajtuara përgjatë studimeve të këtij programi:
a. Formim i përgjithshëm
Topografi; Matematike, Edukimi Mjedisor; Ligj dhe Legjislacion Mjedisor; Gjeografi Urbane; etj.

b. Formim baze karakterizues
Shkenca e Tokës; Uji, Mjedisi Akuatik dhe Hidrologjia; Ajri, Atmosfera dhe Klimatologjia; Vlerësimi i Impaktit ne Mjedis; Ekologjia; Menaxhimi Mjedisor; Planifikimi Mjedisor Urban; Toksikologjia dhe Ndotja etj.

c. Formim integrues
Aplikime kompjuterike në Mjedis dhe GIS; Hidraulike; Kimi; etj.

Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat, ku përfshihen kompani të ndryshme apo studio të konsulences së projektimit në fushën e mjedisit. Mundësitë e punësimit përfshijnë po ashtu OJF, organizata ndërkombëtare,
– Sektori publik, përfshirë këtu nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar nga bashkitë, komunat, po ashtu në nivel qarku apo rajoni. Mundësitë e punësimit po ashtu janë dhe në insitucione të qeverisjes qëndrore.
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokuS fushën e mjedisit apo fusha të lidhura me të.

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Teknologji dhe infrastrukturë qyteti 1 (6 Kredite)
  • Matematikë (6 Kredite)
  • Topografi (3 Kredite)
  • Analizë Territori dhe Vendbanimi (6 Kredite)
  • Shkenca e tokës (6 Kredite)
  • Kimi (6 Kredite)
Semestri II
  • Teknologji dhe infrastrukturë qyteti 2 (6 Kredite)
  • Shendeti Mjedisor (3 Kredite)
  • Kimi (avancuar) (6 Kredite)
  • Gjeometri dhe Dokumentim Grafik   (6 Kredite)
  • Klimatologjia (6 Kredite)
Semestri III
  • Sistemet Gjeografike të informacionit (6 Kredite)
  • Toksikologjia dhe Ndotja Mjedisore (6 Kredite)
  • Computer aided design CAD (6 Kredite)
  • Inxhinieri Mjedisi (Hidraulikë) (6 Kredite)
  • Politika Mjedisore (6 Kredite)
  • Workshop “Ndryshime Klimatike” (3 Kredite)
Semestri IV
  • Ekologjia (6 Kredite)
  • Projekte mbi mjedisin dhe zhvillimin i qendrueshem (3 Kredite)
  • Statistikë (6 Kredite)
  • Ligji dhe Legjislacioni Urban (3 Kredite)
  • GjeoMjedis (6 Kredite)
  • Zhvillim Rural dhe Agrar (6 Kredite)
Semestri V
  • Studio Planifikimi Urban (6 Kredite)
  • Dendrologji (6 Kredite)
  • Metoda të Kërkimit Shkencor (3 Kredite)
  • Vleresimi I ndikimit ne mjedis (6 Kredite)
  • Burimet energjitike (3 Kredite)
  • Demografi (6 Kredite)
  • Workshop “Natural based solution in environmental assessments” (3 Kredite)
Semestri VI
  • Plan Veprimi / Strategjik (6 Kredite)
  • Mjedis Akuatik (6 Kredite)
  • Gjeografi urbane (6 Kredite)
  • Planifikim mjedisor (6 Kredite)
  • Internship Profesional (3 Kredite)
  • Teza Diploma (6 Kredite)