Prof. Dr. Besnik Aliaj

Prof. Dr. Besnik Aliaj

Rektor
Department: Departamenti i Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit

Besnik Aliaj është arkitekt-urbanist me formim universitar (UT Tiranë). Ai ka kryer më pas studime pasuniversitare për: vlerësimin e pasurive të patundshme (Shqipëri); çështje kulturore të arkitekturës dhe territorit (Danimarkë/Norvegji); si dhe çështje të planifikimit dhe mjedisit (SHBA). Ka kryer studime Master në çështje të planifikimit dhe menaxhimit urban (Erasmus University, Rotterdam, Holandë), si dhe Doktoraturën (UPT Tiranë). Pranë këtij të fundit ka marrë edhe titullin akademik “Profesor”, pas një përvoje pune 15-vjeçare atje.

Besnik Aliaj ka një përvojë të pasur profesionale në administratën lokale dhe qendrore, dhe sidomos në sektorin jo-qeveritar. Ai është bashkëthemelues i studios së arkitekturës – urbanistikës Metropolis shpk; i institutit jo-qeveritar profesional Co-Plan, dhe Universitetit Polis në Tiranë. Fusha e tij e interesit është planifikimi gjithëpërfshirës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i territorit, por ai ka një angazhim më holistik përtej kësaj fushe.

Aliaj ka gati 2 dekada përvojë në mësimdhënie edhe në sektorin jo-publik. Është njohës i mirë i sektorit dhe transformimit të arsimit të lartë e kërkimit shkencor në Shqipëri. Aktualisht është rektor i Universitetit Polis. Aliaj ka edhe një angazhim të prekshëm publik dhe qytetar për çështjet e zhvillimit të qytetit dhe shoqërisë, përfshi angazhimin në median e shkruar dhe elektronike, si dhe zgjedhjen 3 herë si anëtar i këshillit bashkiak Tiranë. Është fitues i disa çmimeve dhe njohjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

LIBRA TË PUBLIKUAR
Besnik Aliaj ka një menu të pasur 30-vjeçare botimesh të pasqyruar në platformën “Research Gate” (https://www.researchgate.net/profile/Besnik-Aliaj) dhe në faqen e internetit të “Polis University Press” (https://press.universitetipolis.edu.al/). Disa nga këto botime janë referencë historike sot në Shqipëri. Ai ka gjithashtu mjaft artikuj dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore, si dhe prezantime të tipit ‘keynote’ në Shqipëri dhe jashtë saj.

LIBRA NË PROGRES DHE NËN KONTRATË PUBLIKIMI
Vijon të shkruajë dhe të jetë i angazhuar bashkë me kolegët e tij në disa seri botimesh në marrëveshje me “Polis University Press”, si:

Forum A+P Journal (https://press.universitetipolis.edu.al/forum-ap/)
OMB Journal (https://press.universitetipolis.edu.al/omb-scientific-journal/)
Seria “Qyteti i Munguar”
Tirana
Saranda
Vlora (në proces)
Seria e “Guidave të Planifikimit të Territorit”
Teoritë e Planifikimit në SHBA
Planifikimi dhe Vlerësimi i Rriskut në SHBA
Planifikimi dhe Sistemet e Informacionit në SHBA (në proces)
Planifikimi dhe Mjedisi ne SHBA (në proces)
Manuali Teknik: Planifikimi dhe zhvillimi i territorit në Shqipëri

ARTIKUJ, KAPITUJ LIBRASH DHE ESE EDITORIALE TË BOTUARA NË LIBRA, REVISTA SHKENCORE, DHE PROCEEDINGS KONFERENCASH
Besnik Aliaj ka një menu të pasur 30-vjeçare artikujsh dhe proceedings në Shqipëri dhe jashtë saj, të pasqyruar në platformën “Research Gate” (https://www.researchgate.net/profile/Besnik-Aliaj) dhe “Google Scholar” (https://scholar.google.com/citations?hl=en&user=MxUZwo4AAAAJ).

Vitin e fundit akademik (2023-24) janë botuar këta artikuj:

https://www.researchgate.net/publication/381193570_The_Challenges_of_Higher_Education_Reform_in_Albania_in_the_Post-Communist_Transition_Period
www.researchgate.net/publication/377310147_Issues_of_the_Territorial-Administrative_Reform_in_Albania_A_comparative_analysis_on_the_progress_of_reform_with_other_formerly-_centralized_economies_Estonia_and_Moldova_and_the_need_for_a_more_ample
https://www.researchgate.net/publication/377308308_Planning_for_disaster_risk_management_the_perspective_of_Greece_and_Albania_on_envisioning_resilient_futures
https://www.researchgate.net/publication/374966268_Does_the_High-Rise_Building_Typology_meet_the_needs_for_City_Densification_The_case_of_Tirana_Albania
https://www.researchgate.net/publication/382561521_Modular_Construction_and_Bioclimatic_Strategies_A_Sustainable_Approach_to_Building_Design
https://www.researchgate.net/publication/377085941_Lighting_in_Hospitals_Case_Study_Military_Hospital_of_Tirana_Albania
https://www.researchgate.net/publication/382490605_Thermal_performance_of_different_masonry_wall_composition_Case_study_Polis_University_Tirana_Albania
https://www.researchgate.net/publication/374043645_Briding_Issue_1_and_2_Collaborative_post-conflict_urban_planning_tools_to_help_ensure_that_reconstruction_efforts_are_people-_centered_and_accessible_to_all
https://www.researchgate.net/publication/374041448_Facing_the_new_normal_in_a_Post-Crisis_and_Post-_Pandemic_Cities

PUBLIKIMET E PROJEKTEVE
Aliaj ka një histori të pasur projektesh konkrete planifikimi që lidhen me përvojën pranë Institutit Co-Plan (https://www.co-plan.org/en/); projektesh arkitekture përmes Studios Metropolis (https://metropolis.al/), dhe projektesh për arsimin, shkencën dhe inovacionin me Universitetin Polis (https://universitetipolis.edu.al/en/).