
Dr. Manjola Hoxha
Dr. Manjola Hoxha është një profesioniste me eksperiencë të gjatë në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri, me një angazhim të vazhdueshëm fokusuar në zhvillimin e standardeve të cilësisë, akreditimit si dhe dhe proceseve institucionale, gjithmonë në mbështetje të studentëve, bashkëpunimin me stafin akademik dhe administrativ.
Formimi i saj akademik ka filluar me studimet Bachelor/Master Shkencor në Universitetin Selçuk, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, në programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Turqi. Më tej, ajo ka përfunduar studimet Master të Nivelit të Dytë (MND), cikli i tretë i studimeve në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Epoka, dhe më pas ka përfunduar studimet doktorale në Universitetin e Tiranës, pranë Institutit për Studime Evropiane. Tema e saj e doktoratës ka trajtuar politikën e jashtme shqiptare në periudhën e tranzicionit postkomunist.
Interesat e saj profesionale përfshijnë: çeshtjet të cilat lidhen me sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, proceset e akreditimit, menaxhimin e dokumentacionit, administrimin e burimeve njerëzore, çështjet ligjore në arsimin e lartë, si dhe zhvillimin e sistemeve të brendshme të menaxhimit dhe vlerësimit.
Dr. Hoxha ka mbi 15 vite përvojë në arsimin e lartë, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si drejtuesje apo koordinatore e zyrave universitare si: Zyra e Sigurimit të Cilësisë, Zyra Ligjore dhe Burimet Njerëzore, Zyra e Pranimeve, Zyra e Regjistrimeve etj. Gjithashtu ka kontribuar aktivisht në proceset e vlerësimit të brendshëm dhe përgatitjen për vlerësimet e jashtme nga agjenci si (ASCAL), (AESOP), (QAA), (ANVUR) për programe të ndryshme studimi të ofruara nga Universiteti POLIS.
Ajo ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare Erasmus+, duke shërbyer si anëtare e komisioneve të cilësisë së projektit, si dhe ka marrë pjesë në trajnime, forume dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me zhvillimet në arsimin e lartë.
Së fundmi, pas një eksperience trevjeçare profesionale ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ajo mban rolin e Zëvendës Rektores për Çështjet e Cilësisë dhe Gjithpërfshirjes në Universitetin POLIS, duke mbuluar një sërë detyrash që lidhen me sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë në institucion, si dhe promovimin e barazisë, diversitetit dhe përfshirjes sociale.
PUBLIKIME/KONFERENCA
Hoxha, M. (2019), Pjesëmarrja në Serinë e Leksioneve për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Certifikata e Përfundimit, U.S. Naval War College, New Port, Rhode Island, SHBA
Hoxha, M. (2019), Certifikimi i Përfundimit të Kursit për “Përfitimet dhe Kompensimi i HR”, Klasa Universale, New Port, Rhode Island, SHBA
Hoxha, M. (2019) Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Shkencat Profesionale” me temë “Roli i sistemeve të informacionit të menaxhimit në përmirësimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri”
Hoxha, M. (2014), Botimi i projektit të librit “Historia e Diplomacisë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare” ISBN: 978-3-659-58345-2, Lambert Academic Publishing, Saarbrücken, Gjermani
Hoxha, M. (2014), Botimi i projektit të librit “Albania’s Foreign Policy in Transition: Që nga viti 1990” ISBN: 978-3-8433-6262-7, Lambert Academic Publishing, Saarbrücken, Gjermani
Hoxha, M. dhe Hoxha, E., (2012) Konferenca Ndërkombëtare: “Identiteti, imazhi dhe kohezioni social në kohën e integrimeve dhe globalizimit” me temë “Integrimi i institucioneve të sigurisë detare dhe ndikimi i tyre në politikën e jashtme të Shqipërisë”