APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Software Engineering & AI

Software Engineering & AI

Bachelor në Software Engineering & AI (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Inxhinieri Software dhe Inteligjencë Artificiale është të përgatisë profesionistë të aftë për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar sisteme software të avancuara dhe zgjidhje të bazuara në inteligjencë artificiale. Programi synon të ndërtojë një bazë të fortë në inxhinierinë e softuerit, algoritmat inteligjentë dhe mësimin automatik, për të përmbushur nevojat gjithnjë në rritje të tregut të teknologjisë dhe inovacionit. Studentët formohen për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve reale në fusha të ndryshme, duke kombinuar kompetencat teknike me etikën profesionale dhe ndërgjegjësimin shoqëror.

Mundësitë për punësim

Përhapja e AI dhe zhvillimi i aplikacioneve software në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë i jep këtij programi një spektër të gjerë mundësish punësimi për të diplomuarit. Ndër to përfshihen:

➢ Inxhinier software për sisteme të integruara ose aplikacione cloud;
➢ Programues AI dhe zhvillues sistemesh të mësimit automatik;
➢ Inxhinier i të dhënave dhe analist i inteligjencës së biznesit;
➢ Specialist në përpunimin e të dhënave të mëdha (Big Data);
➢ Projektues dhe zhvillues i sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorë si shëndetësia, financa, urbanistika dhe automatizimi industrial;
➢ Konsulent ose analist teknik në projekte të dixhitalizimit dhe inovacionit;
➢ Ekspert në ndërfaqe ndërmjet njeriut dhe kompjuterit (HCI);
➢ Specialist në etiken e AI dhe rregullimin e teknologjive inteligjente;
➢ Administrator ose arkitekt sistemi në mjedise të ndërlikuara informatike;
➢ Zhvillues i aplikacioneve mobile dhe web me përbërës AI;
➢ Sipërmarrës teknologjik në fushën e softuerëve inteligjentë.

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Matematika për shkencat kompjuterike 1 (6 kredite)
  • Fizikë (6 kredite)
  • Hyrje në shkenca kompjuterike dhe programim (6 kredite)
  • Logjika digjitale dhe arkitektura e kompjuterit (6 kredite)
  • Komunikim profesional në teknologji (3 kredite)
  • Anglisht (3 kredite)
Semestri II
  • Matematika për shkencat kompjuterike 2 (6 kredite)
  • Algjebra lineare (6 kredite)
  • Probabilitet dhe statistikë për Inteligjencë Artificiale (6 kredite)
  • Bazat e inxhinierisë software (6 kredite)
  • Sistemet e bazës së të dhënave (6 kredite)
Semestri III
  • Matematikë diskrete (6 kredite)
  • Programim i orientuar në objekte dhe strukturë të dhënash (6 kredite)
  • Hyrje në inteligjencë artificiale dhe etika në teknologji (6 kredite)
  • Bazat e zhvillimit Web (6 kredite)
  • Shkenca e të dhënave dhe vizualizim (6 kredite)
Semestri IV
  • Strukturat e avancuara të të dhënave dhe algoritmike (6 kredite)
  • Bazat e Machine Learning (6 kredite)
  • Bazat e Cloud Computing (6 kredite)
  • Analiza dhe dizenjimi software (6 kredite)
  • Sistemet operative (6 kredite)
Semestri V
  • Lendë me zgjedhje 1 (6 kredite)
  • Rrjetat kompjuterike (6 kredite)
  • Bazat e cybersecurity (6 kredite)
  • Testimi software dhe sigurimi i cilesisë (6 kredite)
  • Programim i avancuar (6 kredite)
Semestri VI
  • Menaxhim projekti software (6 kredite)
  • Sipërmarrje dhe biznes (6 kredite)
  • Lendë me zgjedhje 1 (6 kredite)
  • Praktika profesionale (6 kredite)
  • Teza e diplomës (6 kredite)

*Publikuar bazuar në komunikimin shkresor me MAS Nr. 236/25, datë 18.03.2025