APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

SHPALLJA E DATAVE TË TESTIT TË PRANIMIT @ Universiteti Polis ‼️

1000110415
Njoftime

SHPALLJA E DATAVE TË TESTIT TË PRANIMIT @ Universiteti Polis ‼️

Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët që kanë kryer aplikimin për vitin akademik 2025-2026 nëpërmjet formularit A2 (online) në Portalin U-Albania,  se në datat 11,14,18, Gusht 2025, do të zhvillojë testin e pranimit pranë universitetit për programet si vijon:
 📌#Bachelor:
– Art dhe Dizajn
– Administrim Biznesi
– Software Engineering & AI
– Inxhinieri Ndërtimi
– Shkenca Kompjuterike
📌Programet e integruara Master Shkencor:
– Arkitekturë dhe Dizajn Urban
– Planifikim dhe Menaxhim Urban(Urbanistikë)
 📝SHPJEGIME PËR PËRMBAJTJEN E TESTIT TË PRANIMIT:
Në thelb testi konsiston në njohuri të përgjithshme kulturore të formimit tuaj. Ai është konceptuar si një quiz me shkrim, ku kandidati ka mundesi të shprehë njohuritë bazë të marra gjatë shkollës së mesme, në familje dhe shoqëri. Eshtë një test që ndihmon njohjen e universitetit dhe kandidatit reciprokisht. Ne jemi për të ndihmuar që secili të bëjë më të mirën për të ardhmen e tij.
Ju duhet të paraqiteni në universitet në një nga datat kur do të zhvillohet testimi, në orën 10.00 të mëngjesit. Pasi të regjistroheni dhe akomodoheni do ju jepen informacione shpjeguese për rregullat dhe mënyrën se si do të vijohet. Testi fillon në orën 10.00  dhe koha në dispozicion për zhvillimin e tij është 2 orë.
Ditën e testimit kandidatët duhet të paraqiten me kartën e identitetit!
Aplikantët do të renditen sipas notës mesatare (me peshë specifike 30%) dhe testit të pranimit (me peshë specifike 70%).
——
Ju inkurajojmë të konfirmoni regjistrimin paraprak për pjesëmarrjen në testim, duke kontaktuar si vijon:
📲 +355 69 40 88 111 /  +355 69 40 61 339
📞 Tel: +355.(0)4.2407420 / +355(0)4.2407421
Suksese!
Universiteti_Polis
Hapësirë për Mendim! Cilësi Edukimi! ✅
#upolis #polisuniversity #spaceforthinking
#testpranimi #admissiontest #programestudimi #studyprogram #bachelorprogram #integratedstudyprogram
#architecture #urbanplanning #inxhinierindërtimi #administrimbiznesi #shkencakompjuterike #software_engineering_and_AI
#artdizajn #civilengineering #computersciencesi  #planfikimurban #Urbanistikë