Profili i Universitetit
2022-05-31 12:06Profili i Universitetit
Historiku

Tradita e arsimit të lartë në Shqipëri është kryesisht produkt i shekullit të 20-të. Sektori privat është një alternativë akoma më e re, rezultat i dy dekadave të fundit, si produkt i reformave të vazhdueshme nga fillimi i viteve 90-të deri më sot. Në këtë kontekst, ajo për të cilën U_POLIS është unik është qasja unikale dhe totalisht e shkëputur nga përvojat politizuese të periudhës së diktaturës, ku predominonte orientimi i tepruar tekniçist, ideologjizimi ekstrem, dhe së fundi bllokimi i karrierës profesionale, akademike dhe kërkimore për gjeneratat e reja të pedagogëve dhe kërkuesëve të rinj.
U_POLIS është “Hapësirë për Mendim” i politikave për zhvillimin hapësinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinë, si dhe për lidershipin e sipërmarrjen!
Misioni i U_POLIS është sigurimi i “Njohurive, Teknologjisë dhe Lidershipit”
Nëpërmjet kërkimit shkencor dhe të aplikuar U_POLIS zhvillon e promovon “ekselencën shkencore dhe inovacionin”. Nëpërmjet edukimit akademik përmirëson kompetencën kreative dhe gjithëpërfshirëse.
U_POLIS është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor.
POLIS at a Glance

Lidhje dhe Partneritete

Universiteti POLIS është një institucioni karakterizuar nga një dimensioni i spikatur ndërkombëtar, gjë që reflektohet në programet e studimit, përbërjen e stafit akademik, studentët por dhe në shkëmbimet intensive dhe të larmishme me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë si në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kërkimore e didaktike ashtu dhe në shkëmbime të vazhdueshme dhe mobilitet të lartë mes stafit akademik dhe studentëve. U_POLIS ёshtё universiteti i parё shqiptar nёnshkrues zyrtar i Observatorit tё Kartёs sё Bolonjёs: “Magna Charta Universitatum” nё Itali.