“Polis Anime Fest” rikthehet në edicionin e 2-të!
2025-12-10 10:04“Polis Anime Fest” rikthehet në edicionin e 2-të!
Universiteti POLIS mirëpret të gjithë të apasionuarit pas kulturës anime në edicionin e dytë të Polis Anime Fest, që do të zhvillohet më 10–11 dhjetor, nga ora 09:00–17:00, në MAD Center.
Festivali do të transformojë ambientet e universitetit në një hapësirë të krijimtarisë, imagjinatës dhe pasionit për universin anime.
Eventi është organizuar dhe kuruar nga pedagogët David Kryemadhi dhe Florian Bregu, me mbështetjen e komunitetit të gjerë krijues:
@polisuniversity, @oncomixcommunity, @adrionltd, @shadowwclone, @mazeofgames_, @gamecity.al, @kanceleri_ina, @rodi.kozeli, @stampisti dhe @albatsuki_animestore’s.
“Polis Anime Fest” synon të zbulojë dhe mbështesë talentet e reja, duke ndërtuar një komunitet artistësh që krijojnë dhe frymëzohen nga kultura anime.
Pjesëmarrja është e hapur edhe për të apasionuar jashtë Universitetit POLIS.
1. Konkurs Ilustrimi Anime
Pjesëmarrësit do të realizojnë një Concept Art ose Fan Art të frymëzuar nga personazhe të njohura të universit anime.
Punimet do të vlerësohen nga një juri profesionistësh dhe artistësh të fushës.
2. Game Competition
Një sfidë dinamike për të gjithë lojtarët e videolojërave të zhanrit fighting, në një atmosferë plot energji dhe adrenalinë.
Pjesëmarrësit që dëshirojnë të konkurrojnë në dy aktivitetet kryesore të festivalit, mund të regjistrohen në linkun zyrtar të Classroom:
👉 https://classroom.google.com/c/ODMxODg0MjU0MDYy?cjc=sbw3daez
Fituesit do të shpërblehen me dhurata të ndryshme, si:
action figures, libra manga, retro game console, t-shirts, aksesorë art & illustration, etj.
Për të marrë pjesë në konkurse, është e detyrueshme regjistrimi në Classwork ku gjendet assignment-i përkatës.