Universiteti POLIS është një institucion i vetëfinancuar dhe me përgjegjësi të forta sociale. Themeluesit janë një grup i spikatur profesionistësh shqiptarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe akademikё, që synojnë krijimin e “masës kritike” të ekspertëve dhe liderave të sipërmarrjes private dhe administrimit publik, të aftë për të shtyrë Shqipërinë dhe rajonin drejt BE-së dhe trendeve globale.