Open Day
2026-01-20 14:50Open Day
Universiteti POLIS organizoi Open Day, një aktivitet informues i dedikuar për maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për të njohur nga afër ofertën akademike të universitetit.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen mbi:
Programet e studimit të ofruara nga Universiteti POLIS
Mundësitë e bursave
Procedurat e pranimit
Shërbimet për studentët dhe jetën universitare
Në kuadër të Open Day, ishin të pranishme stenda informuese për secilin Fakultet, ku stafi akademik dhe administrativ ofroi prezantime dhe iu përgjigj pyetjeve të të interesuarve.
Për kandidatët e interesuar, në të njëjtën ditë u zhvillua edhe testimi i pranimit.
Ky aktivitet synoi t’u ofrojë kandidatëve një pasqyrë të plotë dhe profesionale mbi mundësitë që ofron Universiteti POLIS për të ardhmen e tyre akademike.