Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2025-2026 – Master i Shkencave!
2025-10-10 10:36Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2025-2026 – Master i Shkencave!
Të nderuar studentë të programeve Master Shkencor,
Ju njoftojmë se dita e orientimit për fillimin e vitit akademik 2025–2026, për studentët e vitit të parë, do të zhvillohet ditën e premte, më datë 10 tetor 2025, ora 14:00, salla A3.
Sipas programit të parashikuar, gjatë këtij takimi secili prej jush do të ketë mundësinë të informohet më gjerësisht mbi, zhvillimin e vitit të ri akademik, rregullat dhe procedurat e kryesore të universitetit, njësitë dhe shërbimet që ofron institucioni, si edhe udhëzime të tjera të rëndësishme.
Për më shumë informacion mbi fillimin e vitit akademik 2025–2026, ju lutemi klikoni në lidhjet më poshtë:
- Programi i Ditës së Parë / Ceremonisë së Hapjes së Vitit Akademik 2025–2026
- Orari i Semestrit I, ku mund të gjeni të plotë programin e leksioneve sipas programeve.
- Harta e transportit me autobus, për të lëvizur më lehtë drejt kampusit POLIS.
Suksese në këtë vit të ri akademik!